E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama deklaron se i ka harxhuar me protesta lekët që duheshin për dekorimin e Tiranës për festat e fundvitit

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka dalë sot në një konferencë për shtyp, duke e cilësuar si një qendrim skizoid, vendimin e bashkisë së Tiranës për të mos e dekoruar kryeqytetin me dekorin që ai meriton për festat e fundvitit. Deputeti Gerti Bogdani ka përdorur ironinë për të treguar se ku është katandisur bashkia e Tiranës, e cila më në fund, vetëm pak ditë para Kërshëndellave, kishte vendosur të përdorte dekorin e vjetër për kryeqytetin, vendim që të paktën është pak më mirë sesa ta lësh atë nën pushtetin e zezonës që ka braktisur zemrën e kryebashkiakut.


Ja edhe konferenca e plotë për shtyp e kryetarit të FRPD-së, deputetit Gerti Bogdani


Edvin Kristaq Rama, njeriu qe i mohoi femijes se tij kafshaten e gojes dhe atesine per nente vite me radhe, kryetari i bashkise qe shperndahu plehra ne kryeqytetin e vendet, deklaroi dje se nuk ka ndërmend te zbukuroje qytetin dhe leshoi mashtrimin e radhes se kjo ndodh per shkak te mungeses se fondeve. Si Deputet i qytetit te Tiranes, informoj qytetaret e kryeqytetit se ky qendrim schizoid, do ta cilesonim, i Kryetarit te Bashkise nuk ka asnje lidhje me mungesen e fondeve, sepse nga buxheti vjetor per vitin 2009 prej 5.2 miliarde lekesh, deri me daten 30 Nentor, Bashkia e Tiranes ka realizuar vetem 2.8 mld leke apo 55% (nga keto 45% investimet, 80% pagat, 70% korrentet, deri ne 30 Nentor, sipas drejtorise se buxhetit) te buxhetit dhe jane te parealizuara 45% te tjera apo 2.4 mld leke.


Edvin Kristaq Rama, per te cilin vlerat e familjes nuk ekzistojne, nuk mund te kete ndjenja per femijet e qytetareve te Tiranes, ndaj dhe ne vend te zbukuroje qytetin, gënjen duke thene se nuk e zbukuron dot per mungese fondesh.


Megjithatë, na vjen mire nga fakti, qe Bashkia e Tiranes te pakten ka filluar te perdore zbukurimet e vjetra dhe ka filluar te vendose pemen e vjetëruar te vitit te ri, pas deklarates sone per zbukurimin e qytetit me rastin e festave, te ciles i qendrojme deri ne fund.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›