E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama dhe deputetë të PS, në shtëpinë e Rroshit

Situatë e rënduar në shtëpinë e Elvis Rroshit në Kavajë. Kryebashkiaku i ri i Kavajës është kthyer urgjent nga Italia, sapo është njoftuar për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që shtëpia e tij është vizituar nga deputetë të shumtë të Partisë Socialiste, të cilët kanë qëndruar aty deri në orët e vona të mbrëmjes. Dashamir Peza, Eduart Shalsi, Vasilika Hysi, Pandeli Majko e Paulin Sterkaj kanë udhëtuar dje drejt Kavajës, për t’i qëndruar pranë në këtë fatkeqësi Rroshit, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, drejt Kavajës ka udhëtuar edhe kryesocialisti Edi Rama. Ai ka qëndruar për më shumë se 1 orë në shtëpinë e Roshit, ku është njohur edhe me detaje të ngjarjes së rëndë. Deputetët e Partisë Socialiste, por edhe të afërm e fqinjë të tij, nuk kanë hezituar ta lidhin ngjarjen e paprecedentë me situatën politike në vend, duke e krahasuar sigurinë në vend me Kolumbinë. Por përtej këtyre dyshimeve nën zë, as Elvis Rroshi dhe as autoritetet e hetimit nuk kanë dhënë asnjë reagim për ngjarjen e nisur mbrëmjen e së hënës në Tiranë e të përfunduar mëngjesin e djeshëm në Kavajë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›