Pas 4 ditësh ndërpriten shkarkimet në të gjitha HEC-et e kaskadës së Drinit

Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, mbledh grupin e posaçëm për monitorimin e situatësSituata në kaskadën e Drinit do të normalizohet përfundimisht pas 4 ditësh. Kështu u shpreh dje ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë një takimi të zhvilluar dje në orët e vona të pasdites me grupin e posaçëm për monitorimin e situatës. Prifti deklaroi se me stabilizimin e situatës do të ndërpriten edhe shkarkimet në hidrocentralet mbi lumin Drin. “Jemi në nivele pozitive të kaskadës dhe nuk është aspak çudi që për një hark 3-4 ditë ne të ndalojmë shkarkimet nga kjo kaskadë. Sigurisht jemi në periudhë dimri dhe ne do të ndjekim prurjet dhe situatën meteorologjike, por jemi në një situatë shumë të përmirësuar dhe ne kemi siguri që në këtë situatë ne do të kemi mundësi ti ndalojmë shkarkimet”, u shpreh Prifti.Gjatë këtij takimi u morr vendimi për uljen e nivelit të shkarkimeve në hidrocentralin e Vaut të Dejës me 200 m3 në sekondë duke e çuar atë në 1560 m3 për sekondë. Ndërkaq, ministri Prifti bëri të ditur se do të vazhdojnë shkarkimet në hidrocentralin e Fierzës, ndërkohë që niveli aktual ka arritur në kuotën e 291.53 metrave.Prurjet në Fierzë janë 700 m kub në sek ndërsa aktualisht po shkarkohen 1100 metër/kub në sek.Niveli i ujit në Koman është në kuotën e 170.0 m ndërsa prurjet janë 200 m3 në sekondë.I pyetur për kohën se kur mund të ketë rënie të nivelit të ujit në zonat e përmbytura, ministri Prifti tha se për këtë duhet bërë bonifikimi i zonës.Prifti e cilësoi si politike kërkesën e vazhdueshme të opozitës për dorëheqjen e tij. Sipas tij, të majtët kërkojnë të përfitojnë nga fatkeqësia natyrore ndërsa garantoi se siguria e sistemit energjetik shqiptar është maksimale....