E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti ndërministror i Emergjencave Civile, organizim masiv në dobi të banorëve në nevojë

Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile vazhdon të organizojë veprimet dhe të ndërmarrë masat e nevojshme drejtpërdrejt nga terreni në të gjithë zonat, fshatrat e prekura nga përmbytja në qarkun e Shkodrës.Në mbledhjen e paradites së djeshme nën drejtimin e ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile, analizoi veprimtarinë gjatë 24 orëve të fundit së strukturave të ushtrisë, policisë dhe të institucioneve të tjera.Pasi u analizua situata konkrete u ngarkuan me detyrat përkatëse strukturat e policisë, ushtrisë dhe të gjithë strukturat e tjera të angazhuara në kuadër të emergjencës civile:Nga DBUMK në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë mbi bazën e planifikimit të përgatitur nga drejtoria e Bujqësisë të organizohen operacionet për furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e gjallë në komunat Dajç, Ana  Malit, Velipoje.Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër të mbështetura nga strukturat mbështetëse të Ministrisë së Brendshme të organizohen operacionet për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve, urave si dhe të bashkëpunojnë me strukturat e tjera të ushtrisë për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuimin e komunitetit nga zonat e përmbytura .Nga strukturat e Forcave të Armatosura të vazhdojnë operacionet e dërgimit të ndihmave ushqimore të ardhura nga Rezervat e Shtetit për komunitetin dhe të bazës ushqimore për gjënë e gjallë për në komunat Dajç, Velipojë, Guri i Zi, bashkia Shkodër (lagjet Livadhe, Bahçallëk, Ajasem). U ngarkuan me detyrë strukturat e Forcave të Armatosura për të përcaktuar pikat e kontaktit me strukturat e huaja të ardhura nga Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Italia, për të hartuar planin e bashkëpunimit dhe të operacioneve më qellim futjen në veprim të tyre në ndihme të komunitetit për në zonat e përmbytura dhe qendrat e akomodimit të tyre.U ngarkua me detyrë Drejtoria e Rezervave të Shtetit për hartimin dhe planifikimin e kërkesës së ndihmave për t’i pasur në gjendje pranë depove të Gjadrit për llogari të njësive vendore.Për sa i takon ndihmës nga vendet e tjera, Ministria e Brendshme informoi se kanë mbërritur nga Italia në Shqipëri dhe 2 helikopterë ZCH 47 me kapacitet transporti 37 trupa, si dhe mjete të ndryshme si autobote, pompa, varka, tenda, gjeneratorë, ushqime, medikamente dhe veshje, të cilat janë nisur drejt zonave problematike....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›