E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtimi i jetëve njerëzore, suksesi i aksionit të madh humanitar të qeverisë

Edhe pse moti i keq dhe shirat bëjnë që uji në zonat e përmbytura të shtohet, situata në Qarkun e Shkodrës është nën kontroll nga Shtabi i Emergjencës Civile. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar dje se komuniteti ndërministror zhvillon çdo ditë mbledhje në orët e para të mëngjesit për planin e ditës, e më pas anëtarët e tij shpërndahen në terren. Ministri Basha thotë se prioritet mbetet evakuimi i banorëve dhe transportimi i ushqimeveSi është gjendja aktuale në komunat e përmbytura të Shkodrës?Gjatë gjithë ditës së sotme (djeshme) sikundër edhe ditët e kaluara, Komiteti Ndërministror zhvilloi mbledhje e mëngjesit dhe pasi ka rakorduar detyrat e lëna një natë më parë, për tu marrë në situatën, u shpërnda në terren. Konkretisht sot (dje) kemi gjithë ditën në komunën e Dajç e cila është dhe komuna e goditur, ndërsa Ministri i Mbrojtjes ka qenë në komunën e Velipojës, Ministri i Transportit në komunën e Bushatit dhe ministrat e tjerë kanë qenë në komunat e Anës Malit, Gurit Zi, dhe të gjitha komunat e prekura këtu në Shkodër. Në komunën e Dajçit dua të raportoj se prioriteti numër një është evakuimi dhe transporti i ndihmave. Transporti është kryer nëpërmjet dy rrugës atë të rrugës së vjetër të Dajçit që është e kalueshme vetëm për kamionët, por edhe nëpër mjet aksit Murriqan-Dajç. Ndërkohë që për një segment të quajtur Bishti i Qarrit, furnizimi ushqimor është bërë nga ajri. Në përgjithësi gjendja mbetet nën kontroll. Ka një gjendje shëndetësore e cila është inspektuar nga ekipet e mjekësisë në të gjitha komunat dhe që ky inspektim do të vazhdojë. Po kështu veterinaria ka bërë inspektime ndër gjënë e gjallë. Prioritet do të ketë edhe ushqimi i gjë se gjallë në pikat e evakuimit. Kjo do të bëhet vetëm në pikat e evakuimit me koncentrat ushqimor dhe medikamente të tjera. Dua të bëj një thirrje të gjithë banorëve të Dajçit, Bushatit, Gurit të Zi që të vazhdojnë evakuimin. është e vetmja rrugë që ndihmon forcat e ushtrisë dhe policisë për të ndihmuar. Ditën e sotme (djeshme) kemi arritur që falë evakuimit dhe shpërndarja e ushqimeve nëpër vendet e evakuimit, kanë qenë pikat më të lehta për tu kapur nga forcat e policisë dhe ushtrisë që po bëjnë depozitimin dhe shpërndarjen. Nisur nga thirrja juaj për evakuimin e këtyre banorëve, procesi i largimit të banorëve nga vendet e përmbytura dhe ai i shpërndarjes së ndihmave ka ecur mirë apo ka probleme? Për procesi i evakuimit ritmet nuk janë ato që kërkojmë ne, por procesi i evakuimit vazhdon. Kam përdorur çdo rast për të bërë thirrje të vazhdojnë evakuimin, ndonëse u bënë disa ditë që për sa i përket shpejtësisë s evakuimit, nuk është ajo që dëshirojmë ne. E përsëris, prioriteti numër një është evakuimi dhe shpëtimi i njerëzve objektiv që deri tani e konsideroj 100 qind të suksesshëm, por parakusht për të mbajtur këtë objektiv në parametrat e suksesit është me çdo kusht evakuimi. Cilat janë çështjet e tjera që kërkojnë zgjedhje të menjëhershme? Ne po marrim masat të ruajtjen e infrastrukturave primare dhe sekondare, argjinaturave, nën stacionet elektrike, pompave të ujit, ku jo gjithmonë kemi qenë në gjendje ti përgjigjemi këtyre, sepse situata në terren ndryshon. Sasi e ujit është e tillë që shpesh herë është ë madhe në disa pjesë të infrastrukturës dukë nxirë jashtë përdorimit stacione elektrike apo pompa, por megjithatë deri tani ky objektiv ka siguruar që mbi 95 për qind e zonës ka pasur energji elektrike, ndërkohë që 100 qind e zonë është mbuluar me ujë të pijshëm.Përse ngurojnë banorët të evakuohen?Ende edhe sot kur flas me banorët një pjesë prej tyre e konsiderojnë përmbytjen, si  një problematikë jo të panjohur për ato. Megjithatë situata nuk duhet të nënçmohet. Unë i besoj përvojës së banorëve dhe i çmoj për përpjekje që kanë bërë duke lëvizur familje e tyre dhe veçanërisht ata që kanë strehuar familjet në pikat më të larta të zonës. Por kjo është një situatë tërësisht e pa parashikuar. Ndaj për të lehtësuar punën tonë për tu ardhur në ndihmë dhe për të kryer shërbimet elementare ata në këtë moment duhet ti binden autoriteteve tona.  ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›