E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti dhe grupi armiqësor, alternativat e Ramës për PS-në

Kryesia e sotme e Partisë Socialiste pritet të vendosë për bojkotimin e të gjitha institucioneve të shtetit, në të njëjtën ditë kur ODIHR-i, në raportin e vet, do t’i klasifikojë zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e organizuara në Shqipëri. Për të kapërcyer krizën e strukturave, Edvini ka ndërmend t’i qerasë bashkëpunëtorët e vet edhe me një grup armiqësor, ashtu siç kanë bërë më herët paraardhësit e tij politikë, Enver Hoxha e Ramiz Alia

TIRANE – Partia Socialiste mbledh sot kryesinë e saj, për të diskutuar qëndrimet e shprehura tashmë nga kryetari mandatprerë, Edi Rama, për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe bojkotimin e parlamentit. Është thuajse e sigurtë se Edvini ka nevojë për kohë për të çimentuar pozitën e tij imorale bnë krye të partisë, prandaj edhe vendimi për bojkotin është thuajse i detyrueshëm, pavarësisht se sot del raporti final i ODIHR-it për zgjedhje, qendrim që do konfirmojë faktin se këto zgjedhje kanë qenë më të mirat që kanë mbajtur shqiptarët në epokën pluraliste. Rama kërkon t’i dalë përpara kësaj situate dhe do të shpallë sa më shpejt një bojkot ndaj parlamentit dhe të gjithë shtetit shqiptar. Izolimi i duket i domosdoshëm për të vënë “rregull” në Partinë Socialiste, por edhe për të bërë sus kundërshtarët që e kanë ngritur si shumë tonin e zërit.
Situata është gati e po ashtu edhe konsulenca me Skënder Gjinushin, prandaj edhe kryesia e sotme pritet të klasifikohet si forumi ku do të nisë kristalizimi i grupit armiqësor brenda partisë. “Armiqtë” e rinj janë së pari brenda kryesisë, por “skifterët” e Edvinit janë gati për t’i siluruar ata si “delfinë të Berishës”, traditë që është përdorur rëndom nga komunistët dhe është rinovuar edhe pas vitit 1990 nga Fatos Nano. Nxjerrja e grupit armiqësor është një fillesë e mirë politike për mandatin e dytë partiak të Edvinit. Me këtë kurs do mundësohej pengimi i faktorizimit të “armiqve” në kuvend. Rama po e nis mandatin e dytë me bojkotin, një tjetër njollë turpi, pas asaj që ai po propagandon në mbarë opinionin vendas, madje edhe ndërkombëtar, se Shqipëria nuk realizon zgjedhje me standarde.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›