E Diel, 1 Nëntor 2026

U hodhën poshtë mashtrimet politike dhe fushata e shpifjeve në media

Ministria e Punëve Publike, Transporti dhe Telekomunikacionit, komenton deklaratnë e Bankës Botërore

TIRANE - “Problemet me projektin ‘Menaxhimi Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare’ janë probleme të brendshme të Bankës Botërore”.
Kështu është shprehur dje Ministria e Punëve Publike, Transporti dhe Telekomunikacionit.
pas reagimit të Bankës Botërore (MPPTT).
Duke ju referuar deklaratës së Bankës Botërore, MPPTT, sqaroi dje se, “deklarata për shtyp sqaron qartësisht se këto probleme kanë të bëjnë me përputhshmërinë, me politikat dhe procedurat e vetë Bankës qysh gjatë konceptimit të projektit në vitin 2004 e në vijim, dhe aspak me çështje të lidhura me Qeverinë e Shqipërisë apo Zyrën e Koordinimit të Projektit”.
Më tej, në reagimin e saj zyrtar MPPTT, bënë ët ditur se me deklaratën e saj Banka Botërore hodhi poshtë mashtrimin e ndërtues-botuesve afër Edi Ramës.
“Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore nëpërmjet kësaj deklarate hedh poshtë si mashtrim të pastër politik pretendimet dy javore të ndërtuesve-botuesve afër Edi Ramës të cilëve ju prishen planet për njollat ndërtimi klienteliste”.
Ministria e Punëve Publike, Transporti dhe Telekomunikacionit, bëri ët ditur gjithashtu se projekti I bankës Botërore “Menaxhimi Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare”, vazhdon.
“MPPTT rikonfirmon që projekti ‘Menaxhimi Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare’ është projekt i suksesshëm, i cili për herë të parë integron planet zhvillimore me investimet publike. Përveç fuqizimit të institucioneve dhe hartimit të Planit të Zhvillimit të Zonës Bregdetare (i pari Plan Zhvillimi në përputhje me Kodin Evropian të Sjelljes në Zonat Bregdetare), ky projekt po mbështet dhe me: modernizimin e Portit të Sarandës; rinovimin e rrjeteve të KUZ në Sarandë dhe Himarë; krijimin e një vend-depozitimi të mbetjeve urbane për bregdetin e Jonit, si edhe; mbi 12 projekte rruge dhe ujësjellës në çdo fshat të bregut të Jonit nga Orikumi në Nivicë, zona që kishin mbi 30 vjet pa asnjë investim publik”, përfundonte reagimi zyrtar i Ministrisë së Punëve publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›