Shoqata “Vatra”, peticion për ligjin e dosjeve Presidentit të SHBA-ve Barak Obamës
TIRANE - Shoqata shqiptare në Amerikë “Vatra” dhe një grup bashkatdhetarësh ish-të persekutuar të regjimit komunist në Shqipëri, po përgatisin një peticion për ligjin e dosjeve, i cili do t’i dërgohet Presidentit amerikan, Barak Obama. Peticioni shpreh në thelb të tij shqetësimin e pezullimit të ligjit të lustracionit nga Gjykata Kushtetuese. Shoqata “Vatra” paralajmëron se do t’i drejtohet gjithashtu personaliteteve politike, më të lartat, të shtetit simbol të demokracisë botërore, për t’i shprehur shqetësimet, lidhur me atë që e cilëson rrezik për demokracinë dhe vlerave e saj. Rrezik që sipas kësaj shoqate vjen nga një shpurë politike që ende nuk është e shkëputur nga e kaluara komuniste.
Para disa kohëve “Vatra” dhe një grup bashkëkombësish shqiptarë, ish-të persekutuar të regjimit komunist në Shqipëri, tani qytetarë amerikanë me banim të përhershëm në SHBA, provuan disa herë t’i drejtohen me anë të peticionit autoriteteve më të larta amerikane, dhe atyre shqiptare, duke u bërë thirrje të miratohej ligji i dosjeve.
Mësohet këto ditë se po për të njëjtën gjë është përgatitur një peticion duke aktualizuar atë që ndodhi me vetë situatën që po precipiton në vendin tonë, pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shpërfilli dhe injoroi thirrjen që bëri kjo shtresë në SHBA, për miratimin e ligjit të lustracionit. Të nxitur nga vendimi i fundit ata mendojnë se ka arsye dhe do t'i drejtohet dhe njëherë Presidetnit amerikan, sekretarit të shtetit, dhe dy kryetarëve të dhomës së përfaqësuese, senatit e kongresit.
Peticioni është i hartuar me mendim e aprovimin të përbashkët, nga një grup bashkë atdhetarësh ish të persekutuar të regjimit komunistë, të cilët kanë të pushkatuar, kanë të vuajtur me dënim maksimal në burgjet komuniste dhe kanë kaluar vite të tëra në internime, por peticionit dhe shqetësimit të tyre i janë bashkuar edhe veprimtarë e aktiviste te njohur te komunitetit Shqiptaro-Amerikan .
Gjithçka do të bëhet duke respektuar rregullat e shtetit amerikan si shtetas të këtij vendi si taksapaguesit amerikan, për t’ju drejtuar Presidentit të 44-të SHBA, Barack Obama, Kryetares së dhomës së përfaqësuesve – SHBA, Nancy Pelosi, Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Rodham Clinton, ambasadorit të SHBA, në Tiranë John Withers
“Ata, që i bënë gjëmën këtyre njerëzve morën grada dhe poste gjatë periudhës së qeverisë së kallashëve. Kujtojmë njerëzit si Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Gramoz Ruçi i akuzuar për masakrën e e 2 Prillit në Shkodër, Ilir Gjonin të birin e diktatorit komunist Xhelil Gjoni, Edi Ramën të birin e kryespiunit e të tjerë, ish-hetues, ish drejtorë dhe oficer të lartë të ish-diktaturës komuniste, që pushtuan dikasteret me kuadro të elitës së kuqe, dhe që i ruajnë të njëjtat vende pune edhe sot. Me shpresën e mirëkuptimit dhe të marrjes në konsideratë të këtij Peticioni i hartuar mbi faktet e bëra prezent e që realisht është një shqetësim i madh, thuajse i të gjithë shqiptarëve kudo ata që jetojnë e punojnë për të hequr ‘qafe’ këtë fatkeqësi që kalli vendin tonë, për gjysmë shekulli, ju lutemi krahas punëve tuaja të gjeni kohë e jepni edhe ju një opinion tuajin në zgjidhjen e kësaj çështje. Më e pakta do të ishte të mos qëndronit aspak indiferent ndaj shqetësimeve të parashtruara përpara jush, nga ata që u pushkatuan, u vranë, u burgosën dhe u internuan dhe ndaj atij palo vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me në krye Fehmi Avdiun. I njohur tashmë si lufta që bëri opozita me Edi Ramën në krye t’a kthej në fitoren e tyre, ligjin, që në mënyrë më të turpshme, e të papërgjeshme, i ka injoruar dhe kreu i gjyqësorit shqiptar ish-gjyqtari që dënojë njerëzit deri në varje me litar, Fehmi Avdiu”, deklaron në peticionin drejtuar Presidentit Obama, shoqata panshqiptare “Vatra”.