E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini të mos bëjë Prokurorin apo ekspertin për Rrugën Durrës Prishtinë

Ish-kryeministri Ilir Meta viziton veprën kombëtare Durrës-Kukës, duke e vlerësuar atë si investimin më të rëndësishëm të të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që shigjeton kreun e PS-së, Edi Rama, duke e cilësuar atë si apatrid dhe uzurpator të kompetencave të prokurorisë

TIRANE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka thyer dje tabunë, teksa ka qenë drejtuesi i patë i një force opozitare që viziton nga afër punimet e Rrugës Durrës-Kukës, vetëm një ditë pas një-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Meta dhe drejtuesit e tjerë të LSI, takuan Menaxherin e Projektit të kësaj vepre madhështore, kryeinxhinierët e firmës që po realizon punimet, si dhe shumë punonjës shqiptarë dhe të huaj. Gjatë bisedës me ta, Meta vlerësoi ndërtimin e kësaj rruge, si një vepër të rëndësishme, jo vetëm për bashkimin dhe integrimin e shqiptarëve, por edhe të Ballkanit dhe më gjerë.
“Sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime, për arsye se së bashku dhe me shumë kolegë të tjerë, jemi dëshmitarë të një vepre madhështore të ëndërruar nga të gjithë shqiptarët dhe brezat e sotëm dhe brezi ynë janë fatlumë, sepse në gati një dekadë shqiptarët kanë bërë realitet dy ëndrra, të cilat janë pikërisht liria e Kosovës, si dhe tashmë edhe kjo vepër gjigante, madhështore, e cila bashkon Shqipërinë me Kosovën, bashkon shqiptarët dhe i integron ata me njëri-tjetrin, por do të bashkojë shqiptarët me të gjithë popujt e Ballkanit duke realizuar kështu një ëndërr për integrimin ndërmjet shqiptarëve dhe duke dhënë një kontribut për vetë integrimin e Ballkanit.
Është një vepër e standardeve të papara deri tani në Shqipëri. Është një vepër e standardeve më të avancuara evropiane, dhe pa dyshim është një ogur shumë i mirë edhe për të ardhmen evropiane, edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën, si dhe të vetë Ballkanit”, deklaroi Meta.
I pyetur mbi akuzat e shpeshta të Partia Socialiste për afera korruptive më këtë rrugë, Meta tha se qeveria ka edhe përgjegjësinë e vet për të gjitha procedurat të nxituara apo jokorrekte, ndërsa shtoi se nuk kishte shkuar aty “si ekspert i Prokurorisë apo i Gjykatës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›