Të enjten në kinema “Marubi” shfaqet filmi Shtëpia e kafshëve” me aktor John Belushi
Filmi “Animal House” (Shtëpia e Kafshëve), i regjisorit John David Landis, sjell aktorin John Bellushi në kinemanë "John dhe James Bellushi" në akademinë e filmit 'Marubi'. Siç do të enjte gjatë këtyre 5 viteve të fundit, “Marubi” sjell për të apasionuarit e kinematografisë në orën 19.00 filmin e radhës. Në këtë film komedi aktrojnë John Bellushi, Tim Matheson, John Vernon, Verna Bloom, Cesare Danova, etj. Komedia “Shtëpia e kafshëve”, e realizuar në vitin 1978, paraqet historinë e dy të rinjve që provojnë me çdo kusht për t`u pranuar në grupin e vëllazërisë së Kolegjit Faber. Shumë aventura dhe momente komike do t`i shoqërojnë ata deri në pranim dhe marrjen e nofkave nga vëllazëria. Regjisori John David Landis ka lindur 3 gusht të 1950. Ai është një ndër regjisorët, aktorët, skenaristët dhe producentët më të mirë amerikanë. Është mjaft i njohur për kontributin e tij si në fushën e komedisë, ashtu dhe të filmave horror. Disa nga filmat e tij më të suksesshëm janë “Once upon a Ttme in the ëest”, “El Condor”, “The spy ëho loved me”, “The blues brother”, etj.
...