Edi Rama është plotësisht i vetëdijshëm se dita e djeshme ka qenë dita e fundit e tij në zyrën e kryebashkiakut

Edi Rama thyen heshtjen zgjedhore, propagandë dhe sulme politike ditën e votimit
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklaruan dje se kryetari i Partisë Socialiste shkeli heshtjen zgjedhore duke bërë propagandë politike. Përfaqësuesit ligjor të PD e LSI, Kosovrasti dhe Manjani kërkuan gjobitjen e Ramës për shkelje të heshtjes zgjedhore. Dy përfaqësuesit e mazhorancës iu referuan deklaratës që Rama bëri menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit në njësinë nr. 7, të cilën Kosovrasti e quajti “propogandë”.
“Në shkelje të ligjit bëri propagandë në periudhën e heshtjes zgjedhore. Nuk ka ndodhur asnjehërë që të shfrytëzohet ky moment të bëhet fushatë dhe propagandë elektorale. Ne të gjithë pamë që në një letër që nxori edhe pse tentoi të bënte kujdes, mendoj se pavarësisht nga forma në thelb ajo ishte shkelje e hapur e nenit 77 pika 2, pra të heshtjes zgjedhore”, tha Kosovrasti.
Ai vijoi duke deklaruar se, “i bëj thirrje bordit të monitorimit që ta shikojë këtë çështje dhe në raportin që do përgatisë ta ketë si një pikë kryesore të tij”. “Edhe pa propozim të bordit ju nuk mund ta lini këtë pa e marrë parasysh. Pasi është një vjedhje e hapur që prish procesin dhe në të ardhmen krijon precedentë”- theksoi Kosovrasti.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vuri në dukje gjithashtu se “nuk ka ndodhur ndonjëherë, që një drejtues i një partie politike të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë”. Sipas tij, z.Edi Rama është i demoralizuar nga humbja e pritshme. “Shenjat e dëshpërimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën”, tha Kosovrasti.
Edi Rama doli para mediave menjëherë pasi kishte votuar dhe në vend që të përshëndeste procesin si dhe të inkurajonte qytetarët e Tiranës të merrnin pjesë në votimi, thuri një varg të gjatë shprehish brengosëse, propagandë e zezë si dhe tendencë për të sulmuar politikisht kundërshtarin. Dse, ishte një ditë reflektimi jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por për të gjithë Shqipërisë. Vota e tyre është tregues i maturisë demokratike dhe kurrsesi indicje për propagandë marksiste, siç improvizoi Edi Rama.
Megjithatë, ajo që përçoi kryetari në largim i bashkisë, Edi Rama, s’është gjë tjetër veçse shenja e një dëshpërimi të gjallë, të një frike të pashmangshme se sot është dita e fundit e tij në zyrën e Kryebashkiakut.
Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani propozoi që kreu i PS-së të gjobitej me shumën prej 500 mijë lekësh të reja siç parashikohet në kodin zgjedhor, gjë që nuk u morr parasysh.