Wollfarth dhe Topi: 8 maji të konsiderohet ditë feste

Presidenti Bamir Topi së bashku me ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth nga kalaja e Petrelës i kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë ndërsa klasës politike të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Në fjalën e tij kreu i shtetit theksoi se shqiptarët sot duhet të përjetojnë një ditë feste larg çdo lloj tensioni për të provokuar incidente. “Nga kalaja e Petrelës që ka edhe një pozicion sa historik ashtu edhe kulturor mendoj se kjo ditë duhet të kalojë e gëzueshme dhe uroj që shqiptarët pas përfundimit të zgjedhjeve të kenë bërë një hap drejt një standardi që do të na ofrojë me Bashkimin Europian” theksoi Topi. Më tej kreu i shtetit ka shtuar se kjo ditë duhet të shkojë jashtë çdo lloj deklarate që do të bënte të mundur provokimin e incidenteve. “Ftoj qytetarët të mos kenë asnjë lloj presioni dhe mendoj se ata e kanë koshiencën e duhur dhe për ta orientuar votën atje ku dëshirojnë” theksoi Topi duke shtuar se rregulli i demokracisë është të pranohet rezultati dhe organet e reja të ushtrojnë veprimtarinë e tyre që shqiptarët të jetë një vend me standardet europiane. Nga ana e tij ambasadori Ëollfarth duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë theksoi se deri më tani procesi i votimit ka vijuar i qetë. Ai ka përshëndetur edhe komisionerët dhe forcat e policisë për kontributin që po japin pasi sipas tij puna e tyre nuk do të mbarojë në orën 19:00 por edhe më pas me numërimin e votave. Duke iu referuar numrit të madh të vëzhguesve ndërkombëtar, ambasadori Ëollfarth theksoi se ardhja e tyre është një kartë biznesi për Shqipërinë dhe një mundësi për të folur mirë për imazhin e saj.