E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i qeverisë Banesat sociale, rritet kostoja e ndërtimit

Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria vendosi miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin 2010. Në këtë vendim përfshihen programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane. Kështu, Këshilli i Ministrave udhëzon miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2010, në masën 34 668 lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi, nga 33. 464 lekë/m2, që ishte një vit më parë. Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2010 është përcaktuar po në këtë vendim. Për qytetet, për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt. Në rastet kur vlera e banesave në tregun e lirë është më e ulët se vlera e ndërtimit të banesave të reja, mbi bazën e vendimit të këshillit bashkiak, entet menaxhuese blejnë banesa nga tregu i lirë, për ti dhënë më pas me kontratë qiraje sociale. Kushtet, normat dhe standardet, që duhet të plotësojnë banesat sociale me qira, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Qëllimi kryesor i këtij ligji është krijimi I mundësive për strehimin e të familjeve që janë në nevojë, si dhe vendosja dhe përcaktimi i disa rregullave dhe procedurave administrative për mënyrat e sigurimit, të shpërndarjes, të administrimit dhe të planifikimit të programeve sociale për strehimin. Familjet, që klasifikohen për tu trajtuar me programe sociale të strehimit, miratohen me vendim të këshillit bashkiak, sipas disa kritereve. Të privilegjuar janë ata që nuk kanë në pronësi një banesë; zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje; që kanë mbetur të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore, apo ato familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme.

Ky lajm është publikuar: 04/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›