E Diel, 1 Nëntor 2026

“The Wall Street Journal”, vlerëson marrëdhëniet e biznesit midis Shqipërisë dhe Indokinës

“Shqipëria një vend i fortë, shumë shpejt mund të dalë në majat e ekonomisë botërore”

Gazeta prestigjoze amerikane “The Wall Street Journal” në edicionin e saj për Evropën i ka kushtuar këto ditë një hapësirë të konsiderueshme marrëdhënieve ekonomike të Shqipërisë dhe Kinës, marrëdhënie të cilat kanë marrë një hop të madh kohët e fundit midis qeverisë Berisha dha sajë të Kinës e pasqyruar kjo dhe në vizitat e Kryeministrit në Kinë por dhe takimet e shumta të tyre me përfaqësues të qeverisë kineze dhe biznesit kinez. Sipas të përditshmes amerikane marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës po marrin një zhvillim të veçantë duke parë se vendi ynë është tashmë një nga urat lidhëse të lindjes me perëndimin të Azisë me Evropën. Në komentin e “The Wall Street Journal”, nënvizohet se, “Shqipëria mund të jetë këtej e tutje një nga vendet më të fuqishme të investimeve kineze dhe një portat hyrëse më të mëdha për të hyrë në Evropë të Kinës. Kriza ekonomike ka treguar se Shqipëria është një vend i fortë, dhe shumë shpejt me punë do të dalë në majat e ekonomisë botërore. Kina dhe Shqipëria dy vende ish komuniste, gjeografikisht pa lidhje dhe me asgjë të përbashkët kulturore, janë një kombinim perfekt për njëri-tjetrin në këtë marrëdhënie ekonomike. Një martese e përsosur mes dy vendeve me tregun evropian përballë i gatshëm të blejë produktet e Kinës. Një iniciativë e investimeve të Kinës më e mira e bërë ndonjë herë në Evropë. Në Shqipëri, Kina do të ketë mundësi të mahnitshme për tregti me hyrjen e mallrave të veta në Ballkan dhe Evropë, që do të lidhë Lindjen e Mesme dhe Afrikën ku Shqipëria dhe Kosova do të përfitojnë qindra miliarda dollarë duke përfshirë këtu dhe investimet dhe shfrytëzimin e minerareve në vend”, citon gazeta prestigjioze ekonomike amerikane “The Wall Street Journal”.
Kohë më parë Kryeministri Sali Berisha vizitoi Kinën ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Azisë, ku kanë marrë pjesë Presidentë dhe Kryeministra nga gjithë bota. Pas vizitës në Kinë Berisha ka deklaruar se një faqe e re po hapet në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës në kuadrin Ekonomik duke nënvizuar se, “Gjeta te presidenti dhe kryeministri kinez miqësinë tradicionale. Kina sot është fuqia e tretë botërore ekonomike. Ndaj, sot marrëdhëniet mes vendeve tona zhvillohen në një bazë krejtësisht të re”, ka thënë Kryeministri Berisha. Kryeministri ka takuar në Kinë homologun kinez, presidentin e këtij vendi, si dhe ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e kompanive te mëdha kineze, te cilat sipas tij kane shprehur interes të veçantë për të investuar në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›