Të ardhurat nga emigrantët, kompesojnë prodhimin e ulët
Autori i Lajmit: red.
Banka e Shqipërisë
Në një raport të saj, Banka e Shqipërisë vlerëson se të ardhurat nga emigracioni kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zbutjen e konsumit dhe në një nivel më të ulët në përballimin e nevojave për investime kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe në biznese të vogla familjare.
"Këto dërgesa valutore kanë kompensuar deri diku edhe produktivitetin e ulët të fuqisë punëtore dhe efektet negative të papunësisë. Përtej kësaj, ato kanë ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit financiar, duke krijuar raporte më të balancuara ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve", thuhet në raportin e publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Raporti
Sipas tij, këtij raporti të ardhurat nga emigracioni kanë rezultuar jetike për vendin tonë për një kohë të gjatë. "Duke iu referuar një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, rreth 26 përqind e familjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë përfitojnë prurje valutore në formën e dërgesave nga emigrantët. Shpërndarja gjeografike e familjeve tregon se 59 përqind e këtyre të mësipërme jetojnë në zonën rurale dhe diferenca në zonën urbane, duke përftuar respektivisht rreth 66 dhe 34 përqind të totalit të dërgesave nga emigrantët. Dërgesat nga emigrantët përbëjnë komponentin më të rëndësishëm në të ardhurat mujore të familjes në zonën rurale, duke përfaqësuar rreth 40 pë qind të saj", thekson raporti.
3-mujori
"Rreth 48 përqind e dërgesave janë orientuar drejt shpenzimeve për konsum, që përfshin plotësimin e nevojave të përditshme të familjes me ushqim, veshmbathje dhe lloje të tjera të shpenzimeve për konsum si orendi shtëpie. Rreth 16 përqind e kursimeve përdoren për ndërtimin, rregullimin e ambienteve të banimit dhe 10 përqind e dërgesave të emigrantëve janë përdorur për edukim dhe trajtim mjekësor", thekson raporti. Sipas tij, ndër përdorimet produktive duhet të përmendim që rreth 19 përqind e dërgesave të emigrantëve janë me destinacion investimet e kursimet, rezultat, i cili flet për ndikimin ekonomik të këtyre dërgesave në vend.
Inflacioni brenda parashikimeve të Bankës Qendrore
Imuniteti që shfaqi ekonomia shqiptare në drejtim të stabilitetit të çmimeve, merr vlerësime nga Banka e Shqipërisë. Në këtë kuadër raporti përmend normën vjetore të inflacionit, e cila sipas tij është brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. "INSTAT-i publikoi shifrën e inflacionit për muajin qershor, sipas të cilës inflacioni vjetor u ndal në nivelin 2,5 përqind. Pas një periudhe 12-mujore me norma inflacioni rreth nivelit 4 - 4,5 përqind, në përputhje dhe me parashikimet tona, vlerësohet se në muajt në vazhdim inflacioni do të luhatet rreth vlerës 3 përqind, aq sa ç është dhe vlera sasiore e objektivit tonë", thekson raporti. Sipas tij, inflacioni është kthyer në një shqetësim për shumicën e ekonomive ndërkombëtare, duke reflektuar kryesisht çmimet e rritura të lëndëve të para, të naftës dhe të produkteve ushqimore.
Ky lajm është publikuar: 10/08/2009