E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama kërcen vals me Alketa Vejsiun



Kreu i opozitës, Edi Rama hoqi dje xhaketën e dha një performancë vallëzimi vals në skenë me prezantuesen Alketa Vejsiu. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Edi Rama ishte ftuar në emisionin “Dancing with tha stars”. Në fillim të emisionit, Rama u shpreh se fatkeqësisht nuk dinte të vallëzonte, por në fund të tij, drejtuesja Vejsiu u shpreh se edhe Rama “nuk do t’i shpëtonte” një vallëzimi në skenë. Ndonëse vallëzimi ishte i thjeshtë, kreu i opozitës kishte bërë prova dhe dhuroi një performancë në skenën e këtij spektakli. “Unë erdha këtu falë këmbënguljes suaj, se mund të jepja një kontribut shumë modest për të bërë njerëzit të kenë një moment më shumë gëzimi, në një kohë kur ka shumë arsye për të pasur stres, halle e shqetësime, por asnjëherë nuk duhet harruar se jeta ka bërë edhe gëzimin. Në qoftë se kam bërë edhe pak për këtë, jam i lumtur”, tha Rama në spektaklin e djeshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›