E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama kërkon përjashtimin Fatos Nanos dhe të Rexhep Meidanit nga forumet drejtuese të PS-së

Kërkesa në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, dy ditë më parë Mbledhja e dy ditëve më Parë e Asamblesë Kombëtare të PS-së, është përdorur nga Edi Rama, edhe për të rikthyer idenë e zbulimit dhe demaskimit të armiqve të brendshëm të partisë. Këtë herë, objekt i sulmit kanë qenë Fatos Nano dhe Rexhep Meidani. Preteksti i Ramës për sulmin ndaj tyre, ka qenë mospjesëmarrja, sipas tij, e Nanos e Meidanit në mbledhjet e forumeve të PS-së. Jo vetëm kaq, por Rama ka hedhur edhe idenë e përjashtimit të tyre nga forumet drejtuese të partisë. Ideja më e re e Ramës, ka hasur kundërshtimin e një sërë anëtarësh të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Mësohet se Ben Blushi, Arben Malaj, Artan lame, Viktor Doda, etj., i kanë kërkuar Edi Ramës të mos shkojë më larg me këtë idenë e tij përjashtues, pa ju dhënë mundësi, Fatos Nanos e Rexhep Meidani, të japin shpjegimet e tyre për mungesat e mundshme të mbledhjeve të forumeve të PS-së. Jo vetëm kaq, por kundërshtarët e kësaj ideje, i kanë kujtuar Ramës, se ka gjëra të tjera më të rëndësishme, për bashkimin e faktorëve të së majtës, se sa nxitimi i tij për përjashtime e spastrime radhësh të kësaj partie.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›