Kosova e Maqedonia vendosin marrëdhëniet diplomatike, përshëndetjet e para vijnë nga Tirana zyrtare dhe Uashingtoni
Pak pasi parlamentet e dy vendeve miratuan marrëveshjen për caktimin e kufijve mes Kosovës e Maqedonisë, ministrat e Jashtëm reciprokë, Skënder Hyseni dhe homologu maqedonas Antonio Miloshoski kanë nënshkruar dhe aktin e vendosjes sё marrёdhёnieve diplomatike nё mes tё Republikёs sё Kosovёs dhe Republikёs sё Maqedonisё, informon Ministria e punëve të jashtme e Kosovës.
“Tё bindur se vendosja e marrёdhёnieve diplomatike nё mes tё dy vendeve tona do t’i shёrbejë zhvillimit tё bashkёpunimit dhe tё mirёkuptimit tё ndёrjsellё si dhe interesave tё paqes dhe tё sigurisё nё rajon” - thuhet nё kёtё marrёveshje - Republika e Kosovёs dhe Republika e Maqedonisё kanё vendosur tё themelojnё marrёdhёniet diplomatike nё nivel ambasadorёsh, qё nga data e nёnshkrimit tё kёtij akti. Tё dy vendet do tё ndёrmarrin hapat e nevojshёm qё nё kohёn e duhur tё hapin ambasadat e tyre dhe të akreditojnё ambasadorёt. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë e vlerëson si mjaft pozitive arritjen e marëveshjes mes dy vendeve fqinje Kosovë- Maqedoni për vendosjen e kufijve. Parlamenti i Maqedonisë dhe ai i Kosovës miratuan dje marëveshjen për vendosjen e kufijve. “Përshëndesim marrëveshjen e rëndësishme Kosovë- Maqedoni. Është një sinjal pozitiv për bashkëpunimin në rajon dhe tregues i mirëkuptimit mes dy vendeve” tha sot ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët me homologun turk Ahmet Davutogluo. Në një reagim të mbrëmshëm edhe qeveria shqiptare, nëpërmjet zëdhënëses së saj znj,Majlinda Bregu, përshëndeti marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Ajo e cilësoi një “akt historik në marrëdhëniet midis dy vendeve mike në rajon dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal”. Arritja e marrëveshjes u përshëndet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
...