E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultati i parë i vizitës në Tiranë të kryediplomatit turk - hiqen pagesat për vizat hyrëse në Turqi

Çdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë drejt Turqisë, nuk do të paguajë asnjë tarifë për vizën hyrëse. Marrëveshja është komunikuar sot nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, zoti Ilir Meta dhe homologu turk, Ahmet Davutoglu në një konferencë të përbashkët për shtyp që u zhvillua sot paradite në Tiranë.


Kryediplomati turk mbërriti mbrëmë në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Mbrëmë Kryediplomati turk ishte i ftuar në një darkë të shtruar për nder të tij nga ministri i Jashtëm Ilir Meta. Sot paradite, dy ministrat e Jashtëm zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas dolën para gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi. “Kemi rënë dakord që të hiqen pagesat për vizat, e cila është jo vetëm një kosto financiare por dhe një barrierë psikologjike”- deklaroi ministri Meta. Dy ministrat e Jashtëm vlerësuan si të “shkëlqyera” marrëdhëniet mes dy vendeve.“ Kemi rënë dakord për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy ministrive të Jashtme dhe për të zhvilluar takime e konsultime të vazhdueshme për të gjitha cështjet reciproke dhe cështje të tjera ndërkombëtare. Jam i bindur se republika e kolegut turk do të japë një tjetër dinamikë marrëdhënieve tona dhe së bashku me vizitën e presidentit Gyl në dhjetor në Shqipëri janë një mbyllje e shkëlqyer për këtë vit, dhe pozitive për vitin e ardhshëm.”- theksoi ministri i Jashtëm shqiptar. Zoti Davutogluo, nga ana e tij, shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet dhe se vendimi për heqjen e pagesave për vizat është mjaft me rëndësi. “Miqësia mes dy vendeve është në nivel të përkryer”- tha ministri i Jashtëm turk i cili informoi se vizitën e tij do e pasojë vetë presidenti turk Gyl në dhjetor të 2009.


Ministri i Jashtëm turk mbërriti në Shqipëri, pas vizitës që zhvilloi të premten në Bosnje Hercegovinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›