E Diel, 1 Nëntor 2026

Tek mullahët e Iranit troket edhe rreziku i ndarjes mes shiitëve e suunitëve, atentat kundër pasdaranëve në kufirin me Beluçistanin pakistanez

Një atentat i rëndë kamikaz ka tronditur Iranin. Persona të armatosur kanë sulmuar gardianët e revolucionit, ushtrinë elitë të republikës islamike anëtarët e së cilës njihen dhe si pasdaran. Viktimat numurohen në rreth 60. Mes tyre janë dhe komandantë ushtarakë, të tillë si gjeneral Nurali Shushtari, që ishte dhe zv/ komandant i forcave tokësore. Ka humbur jetën gjithahstu dhe kreu i forcave ushtarake në zonë. Sulmi ndodhi në qytetin Sarbaz, në provincën juglindore të Sistan-Baluchistan, ku gjenerali do të merrte pjesë në një takim mes krerëve të klaneve të ndryshme për të arritur pajtimin ndërmjet shiitëve dhe sunitëve në zonën që prej vitesh njihet si vatër e dhunës e trazirave. Sulmi është cilësuar si terrorist dhe dyshimet e para kanë rënë mbi gruin e armatosur separatist sunit Jundullah i akuzuar për aktivitetet me sfond terrorist dhe në të kaluarën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›