Shkolla e Magjistraturës, formulari që duhet të plotësojnë kandidatët
Këtë vit hapet edhe profili për gjyqtar. Do të përzgjidhen vetëm tetë persona
Laureta Rryçi
Shkolla Magjistraturës prej pak ditësh ka startuar garën për këtë vit akademik për të gjithë ata juristë që duan të bëhen prokuror ose gjyqtar. Gazeta “Albania” ka siguruar kriteret, formularin dhe rregullat që duhet të respektojnë kandidatët si gjatë momentit të regjistrimit ashtu edhe në fazën e konkursit. Këtë vit ndryshe nga viti i kaluar në kandidatët kanë të drejtë të regjistrohen edhe për profilin gjyqtar. Falë një vendimi që u mor vetëm pak kohë më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë u ra dakord që këtë vit akademik të kishte edhe profil për gjyqtarë. Sipas vendimit edhe këtë vit numri që do të përzgjidhet do të jetë fare i vogël ndërkohë që kandidatët që rregjistrohen shkojnë deri në 400 persona.
Provimi
Numri i kandidatëve për magjistratë profili gjyqtar që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës për periudhën 2009-2012 do të jetë 8 (tetë) vende dhe në profilin prokuror do të jetë 4 (katër) vende. Konkursi i pranimit të kandidatëve për magjistratë, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 14 shtator 2009, ora 8.00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Regjistrimet do të kryhen gjatë periudhës 17 gusht - 04 shtator pranë sekretarisë mësimore të kësaj shkolle. Programi i pranimit përmban lëndët: E Drejtë Civile dhe Tregtare, E Drejtë Penale, E Drejtë e Procedurës Civile, E Drejtë e Procedurës Penale, E Drejtë Kushtetuese dhe E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare dhe e Drejta e Punës.
Programi
Sipas burimeve zyrtare nga shkolla e Magjistraturës, tërheqja e programit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) bëhet pranë sekretarisë mësimore të Shkollës. Gjithashtu në bazë të Ligjit Nr.9414 datë 20.05.2005 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.8136 datë 31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës në Republikën e Shqipërisë”, konkursi do të zhvillohet vetëm në një ditë dhe me shkrim. Për të testuar jo vetëm njohuritë me karakter profesional, por edhe ato të kulturës së përgjithshme dhe të inteligjencës e të mënyrës së të shkruarit, teza do të përmbajë pyetje përshkruese, ese, teste të zakonshme inteligjence si dhe raste praktike. Fitues shpallen kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të pikëve në rend zbritës deri në plotësimin e numrit fitues të përcaktuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm në total për të dy profilet. Për të bërë zgjedhjen e profilit që duan të ndjekin, e drejta e zgjedhjes, i jepet të parit kandidatit me rezultat më të lartë dhe vazhdon në mënyrë zbritëse, deri në zgjedhjen e kandidatit të vendit të fundit. E drejta e zgjedhjes ushtrohet në mënyrë publike dhe shoqërohet me nënshkrimin e një deklarate personale nga secili kandidat.
Kriteret për pranim në shkollën e Magjistraturës
Njoftohen të gjithë të interesuarit e diplomuar për Drejtësi në Shqipëri ose që kanë mbaruar jashtë dhe kanë ekuivalentuar diplomën e Drejtësisë në Shqipëri dhe që janë interesuar për të vazhduar Shkollën e Magjistraturës, të tërheqin programin e ri të provimit të pranimit në këtë shkollë.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë diplomuar “Jurist” në një nga Universitetet Publike dhe jo Publike të akredituara nga Ministria e Arsimit, brenda dhe jashtë vendit në programin minimal katër vjeçar.
- Të ketë notë mesatare mbi 8.
- Të mos jetë i dënuar.
Dokumentet
Kandidati duhet të paraqesë për regjistrim këto dokumente:
1. Dokumentin e ekuivalentimit të diplomës në rast se ka mbaruar studimet jashtë.
2. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe certifikatës së notave.
3. Rekomandim zyrtar nga vendi i punës ku ka punuar (në rast se ka punuar).
4. Kopje të noterizuar të vendimit të akreditimit të Fakultetit të Drejtësisë nëse jeni diplomuar në një nga Fakultetet e Drejtësisë jo publike brenda vendit
5. Dëshmi penaliteti.
6. Raport mjeko-ligjor.
7. Certifikatë personale me fotografi dhe një certifikatë familjare.
8. Të dhëna personale (CV).
9. Mandat pagese për regjistrimin në vlerën 5000 lekë në Bankën Raiffeisen.
Tërheqja e programit të ri dhe dorëzimi i dokumenteve të regjistrimit bëhet pranë Sekretarisë Mësimore të Shkollës ne periudhën 17 gusht-04 shtator 2009.
Adresa:
Shkolla e Magjistraturës,
pranë Fakultetit të Gjeologji Minierave,
Tiranë. Tel. 04 2363914; 04 2364943.
Formulari
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
DEKLARATË PËR PROVIMIN E PRANIMIT NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS
Ditën _______ Shtator _______, ora _______, a.m
Kohëzgjatja e provimit: ________
Shkruani vetëm në njërën anë të fletës.
Filloni çdo pyetje në një fletë të veçantë.
Ju lutemi pasi të keni lexuar pikën 1, 2 dhe 3, deklaratën si dhe procedurën e provimit, nënshkruajeni dhe dorëzoni fletën para se të largoheni.
Emri Mbiemri __________________
( me shkronja kapitale)
Deklaratë: “Deklaroj se i kam lexuar rregullat e provimit, i kuptoj plotësisht ato dhe nuk kam dhënë apo marrë ndihmë gjatë provimit”.
FIRMA______________________
13 Gusht 2009