E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesit në universitete, lista shpallet para 15 shtatorit



Listat me emrat e fituesve në universitete do të shpallen para 15 shtatorit. Autoritetet e Ministrisë së Arsimit deklarojnë se do të shpallin fituesit, për në universitete, para 15 shtatorit. Drejtori i Arsimit Parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu, shprehet se vetëm pasi të mbarojë edhe faza e rivlerësimit të testeve, numri i të cilave ka shkuar në 500, atëherë do të ketë një shpallje të fazës së parë të fituesve. Kjo pasi në ditët në vazhdim do të ketë dhe fitues të tjerë, në fazat e mëvonshme.
“Procesi nuk është i thjeshtë, është me ngarkesë të madhe dhe unë mendoj që dhe nga konsultat që kam pasur me këto institucione që para mesit të shtatorit do të kemi rezultatin e parë, jo përfundimtar. Vjet është bërë katër herë lista në mënyrë graduale, dhe nxënësi mund të lëvizë nga një alternativë në një alternativë më sipër”,- shprehet Fatmir Vejsiu. Tashmë, të vetmit maturantë që presin t’i nënshtrohen konkurseve për të zënë një vend në auditorët e universiteteve, janë ata të degës arkitekturë, të cilët në fund të gushtit, do të zhvillojnë konkurse. Për këta maturantë, provimet me zgjedhje janë një kriter, ndryshe, nga ata që kanë zgjedhur akademinë e sporteve, apo atë të arteve.

Taksistët, 30 për qind e nuk përdorin taksimetrat
Rreth 30 për qind e taksistëve të licencuar që operojnë në kryeqytet nuk përdorin taksimetrin si kriter kryesor të dallimit të taksive të licencuara nga ato pirate. Sipas drejtorisë së Transportit, çështja e taksimetrave tashmë duhet të ishte mbyllur, pasi ligji për shërbimin taksi ka hyrë në fuqi prej disa muajsh. Propozues të këtij ligji janë vetë taksistët që tani nuk e zbatojnë. Ata shfaqën kërkesat për vendosjen e taksimetrave nga të gjitha taksitë e licencuara, në mënyrë që të matej koha dhe shpenzimet që duhet të paguheshin nga udhëtari dhe nga vetë taksisti. Në këtë mënyrë zbatimi ata pretenduan që do të shmangej konkurrenca e pandershme, nga subjekte të tjera që veprojnë në kryeqytet. Situata më problematike duket se është në rrethe, ku nuk është përcaktuar ende numri i taksistëve që punojnë me licencën përkatëse. Duket se taksistët nuk preferojnë të vendosin taksimetrat për shkak të moszhdukjes së fenomenit të piraterisë nga taksitë e tjera. Sipas taksistëve me licencë, ata që punojnë pa autorizimin përkatës kanë më shumë fitime se punonjësit me licencë. Kjo ndodh se me rregullin e ri, tarifat janë më të larta, ndërsa punonjësit pa licencë i kanë tarifat më të ulëta dhe klientelë më të madhe.

13 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›