Edi Rama, ne Athine tek Papandreu
Vetem dy jave pas fitores se zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare ne Greqi, nga ana e PASOK-ut te drejtuar nga Papandreu dhe dekretimit te qeverise se re socialiste, kryetari i partise Socialiste, Edi Rama eshte nisur per nje vizite ne vendin fqinj, per ta bere ne menyre te drejtperdrejte urimin e tij per kete fitore. Duke qene ne nje aleance te ngushte me PASOK-un, aq sa Papandreu erdhi ne fushate ne Shqiperi perkrah Rames, nderkohe qe 15 deputete socialiste lobuan per Papandreun ne radhet e emigranteve, vizita e Rames ishte e pritshme. Nderkohe kreu socialist pritet te takohet me kryeministrin Papandreu, te cilin e ka dhe president ie Internacionales Socialiste, me te cilin, vec urime te momentin per fitoren, mesohet se do te kerkoje mbeshtetje per aksionin e tij politik, per procesin e transparences se votimit te 28 qershorit dhe hapjen e kutive te votimit.