Refuzohet lirimi per deshmitarin e dosjes "Hajdari"
Tirane- Deshmitari i vrasjes se ish-deputetit te PD-se, Azem Hajdari, nuk do te lirohet nga gjykata. Vendimi eshte marre dje nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ilir Celiku. Gjykata e Tiranes ka refuzuar dje lirimin me kusht te Petrit Brahjes, te denuar me 10 vjet burgim per grabitjen e 500 milione lekeve, ne banken e Tropojes. Sipas arsyetimit te vendimit te dhene nga togat e zeza, i denuari nuk mund te perfitoje lirimin e tij me kusht, pasi gjendja e tij shendetesore eshte duke u permiresuar. Ne keto kushte 39-vjecari, mund te mjekohet ne ambientet e burgut. Mesohet se Brahja eshte transferuar dje ne burgun e Fushe-Krujes, ku edhe do te vuaje pjesen tjeter te denimit te tij. Ne kerkesen e tij, Brahja shpjegonte se ne burg nuk ka kushtet dhe mjekimin qe i nevojitet atij. Po ashtu 39-vjecari, ka pretenduar se pas ekstradimit te tij, eshte nxjerre jashte pa masa sigurie, ndersa eshte hedhur nga karroca mbrapsht me koke, nga nje prej punonjesve. Avokati mbrojtes i te pandehurit, Hasef Haderaj, i ka shpjeguar gjykates se klienti i tij, nuk mund te qendronte me ne spitalin e burgut, per arsye se nuk ka asnje medikament te nevojshem per mjekimin e tij. Nje nga arsyet e kerkeses se bere nga ana e avokatit, ishte edhe fakti qe i denuari eshte qelluar ne vitin 2001, nga persona ende te paidentifikuar, ku si pasoje ka marre gjashte plumba, nje prej te cilave i kishte demtuar shtyllen kurrizore duke i shkaktuar paralize. Edhe pas nderhyrjeve, Brahja ne trupin e tij ka serish mbetje metali. Mbrojtesi i ka shpjeguar gjykates se pas plagosjes klienti i tij kishte marre mjekime ne Turqi dhe ne France, per disa vite me radhe. Petrit Brahja perpara se te ekstradohej ishte shtuar ne shtetin francez duke pasur nje kujdes te vecante nga ana e mjekeve. Ne pretendimet e tij, avokati shpjegonte se ne interes te vendit tone, Prokurori i Republikes Franceze, kishte shpjeguar se i denuari nuk mund te rrije me mase sigurie, por duhet te kete nje perkujdesje te vecante, per shkak te gjendjes se rende shendetesore. Keshtu sipas arsyetimeve, Brahja ka nevoje per krevat qe leviz me telekomande, per karrige te rrotullueshme te posacme per te levizur, per punonjese sociale qe mund ta ndihmoje si ne veshjen e tij, deri ne nevojat personale.