E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, në ilegalitet: fytyra ose fasada

Triptik ekzistencial (III)

Ilegaliteti ka si tipar kryesor fshehjen, të maskojë pjesët më njohëse kundër kuriozitetit të botës. Asgjë më mirë se fytyra e përfaqëson njeriun në këtë botë. Ajo është pasaporta e shpirtit në vuajtje dhe në gëzim, në të drejtë dhe në gabim. Ndër të tjera fytyra është gjithmonë e ekspozuar ndaj agjentëve atmosferikë, temperaturave të ndryshme, erës, lagështirës, etj. Ajo është pasqyrë e mendjes, sikurse sytë rrëfejnë pa folur intrigat dhe sekretet e zemrës. Mirëpo, para së gjithash, qëllimi për të dëftuar maskën e hekurt të ilegalitetit Rama, na ka çuar të shpjegojmë fytyrën reale të Egos Rama, dhe derivatit të tij, pafytyrësisë. Mandej lipset të shkojmë në origjinë, atje ku pafytyrësia është mjet për të arritur qëllimin e mishërimit të ilegalitetit totalitarist.

Në zanafillë: lema shqip “fytyrë” është një marrë hua ushtarëve romakë që kishin pushtuar Epirin, dhe ku latinët për ne kishin fjalën “fraktura” për të shprehur pjesën e sipërme të kokës, pra një konfomacion fizik që është më shumë së gjithçka “frakturë”, sepse shpreh natyrshme tërmete dhe cunamet e mendimeve.

Kurse veprimi politik socialistit Edi Rama në kreu të bashkisë Tiranë, ka si tipar kryesor humbjen e thelbit, sepse mbisundon fasada kundrejt përmbajtjes që është ngjyrosur nga një dritë artificiale ngjyrash. Assesi në historinë politike të kryebashkiakut, dukja ka përparësinë, sepse mbizotëron fshehja, ilegaliteti dhe urrejtja që ai ka për këtë qytet.

Dhe ka shumë elementë që e vertetojnë këtë sjellje.

Së pari ilegaliteti shfaqet qartazi në tentativën për të këmbyer fytyrën me fasadën e trukimeve të jashtme, sikur të ishte një njeri dhe jo një qytet. Sikurse në demokraci, rrezikohen standardet etike nga fasada institucionale, ashtu edhe kufijtë ekstreme të lirisë japin efekte të kundërta me atë ç’ka kanë votuar qytetarët në Tiranë. Nëse do bënim një bilanc final se cili është kontributi i kryebashkiakut Edi Rama për kryeqytetin, do të kuptonim se për fat të keq kemi një metropol me asnjë tualet publik, se kemi një metropol me vetëm dy kinema private, se kemi një metropol me fasada të zgjyrosura, sikurse kemi

një nga qytetet më të ndotura me plehra në botë. 10 vjet administrim të Edvin kryebashkiakut kanë mjaftuar për ta zhdukur identitetin e një qyteti, duke e kryqëzuar atë me perversitete urbane dhe duke e sakatuar me ndërtime pa leje.

Ilegaliteti i Ramës vijon sepse nuk e kemi më në kryeqytet, nuk e kemi më në Bashki. Afërmendsh çelësat e Bashkisë kanë në dorë të disa njerëzve që i ka mandatuar “kryqtari” i Partisë Socialiste, por jo qytetarët e Tiranës. Ndërkaq Bashkia e Tiranës kthehet përditë e më shumë në një bunker njerëzish të zvetënuar e të korruptuar në qenie, ngase zbatojnë vetëm sms-urdhrat e “sheikut” Rama, assesi të ligjit

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›