E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama në salla vallëzimesh, socialistët i gënjen me përralla krizash

Edhe vallëzimin e kishte në nivelin e vizatimeve, pra të dobët...


Që Edi Rama është vetë në krizë, dhe që këtë tenton tua eksportojë socialistëve, brenda godinës së PS-së, apo në rrugë periferike fshatrash e qytetesh, e demonstron sipas mënyrës së tij, për çdo ditë që kalon. Krahas tentativës së eksportimit të kësaj krize, krejt të vetën dhe personale, nga ana tjetër Edi Rama, sajon përralla me kriza që nuk ndryshojnë nga përrallat me shtriga për fëmijët, me të cilat ai kërkon të trembë socialistët, me shpresën se ata do të dalin në shesh në 30 prill, për të shpëtuar nga kriza (ose shtriga). Për të mos e lënë thjesht dhe vetëm në “nivelin” e përgjithësimit, këtë konstatim, nuk ka nevojë të shkohet më larg se mbrëmja e kaluar. Prej ditësh ishte lajmëruar qoftë “vesh më vesh”, qoftë nëpërmjet mediave, se Edi Rama do të bënte namin mbrëmë në një spektakël televiziv, ku ishte paralajmëruar se ai do të kërcente. Nuk dihet sa e vërtetë ishte se ai kishte rreth një javë që bënte prova, por e sigurt dihet se, ai me kërcimin e mbrëmshëm larg pretendimeve për një “politikë të re”, i ngjante një gjyshi, që vetëm se u rrotullua nja dy herë nën tingujt e Adrian çelenatons dhe më pas, u rehatua dhe u mjaftua duke ju bashkëngjitur jurisë së spektaklit, ku jepte mendimin e tij, për konkurrentët pjesëmarrës në spektakël. Duke parë performancën e mbrëmshme të Edi Ramës, nuk mund të rrihet pa bërë një paralelizëm, sipas të cilit, ai, Edi Rama edhe vallëzimin e kishte në nivelin e vizatimeve, pra të dobët... Kompleksi i Edi Ramës mbrëmë, duke pranuar të quajë kërcim, të rrotulluarit nja dy herë, nuk është e vjetër. Pothuajse një vit më parë, ai, kompleksin si “risi” të krizës së tij, e demonstroi, duke mos pranuar të japë dorëheqjen nga kreu i bashksië së Tiranës, për t’u bërë pjesë e një gare shumë më të rëndësishme për karrierën e tij politike, asaj të zgjedhjeve të përgjithshme. Saktësisht, edhe një vit më parë, Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë, se sa rrotullohej në vend, në selinë e PS-së, apo në takime elektorale, duke preferuar në fund që ta vëzhgonte garën nga tavolina, njësoj sikurse zgjodhi të vepronte mbrëmë. Gjithsesi, me gjithë kompleksin prej gjyshi të demonstruar mbrëmë, duhet saktësuar se ai nuk ishte pjesë e garës së vallëzimit, sikurse një vit më parë, ishte pjesë e garës elektorale, pavarësisht ase zgjodhi ti rrinte asaj në periferi. Megjithatë, Edi Rama, nuk ka hasur në asnjë pengesë, prej rreth një viti, që krizën e tij, të shprehur herë-herë edhe në formën e komplekseve të frikës, të tentojë t’ua përçojë gjithë turmës së PS-së. Dhe për të trimëruar veten, ai nuk nguron të shkojë në salla vallëzimesh, duke pasur gjithashtu gati, nga sot e në ditët në vazhdim, përrallën e radhës me kriza, me të cilët ai do të tentojë të gënjejë sërish socialistët, pse ai nuk mundet të çlirohet as nga kompleksi i vallëzimit, për të cilin ai kujton se është i njëjti me të rrotulluarit dy herë rreth vetes, apo në pistë vallëzimi. Duket, Edi Rama, i ndërgjegjshëm për “koreografinë” e zgjedhur vetë për të demonstruar mbrëmë, kishte ët vetmin qëllim të tijin kryesor, të na bindte edhe një herë se “postulati” “shumë u duke dhe pak na dole”, është ende koherent në gjithë qenien e tij...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›