E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s në Estoni

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, merr pjesë në Takimin Jozyrtar të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, në Talin, Estoni. Ndër temat kryesore që do të diskutohen gjatë Ministerialit janë Operacioni ISAF i drejtuar nga NATO në Afganistan, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, çështjet bërthamore, mbrojtja raketore, reforma e NATO-s dhe zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Meta do të marrë pjesë gjithashtu edhe në Konferencën e nivelit të lartë ‘Lennart Meri’, si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e vendeve anëtare të NATO-s, të Australisë dhe Zelandës së Re.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›