E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita vazhdon kursin e bojkotit, Edvini s’del dot nga ferexhetë e Gramoz Ruçit dhe Endri Fugës

Edi Rama në një fazë të papërgjegjshme morale dhe etike me dispozitat dhe rregullat e shoqërisë solidarizohet me gjuhën prej “pisi”, të Taulant Ballës dhe Saimir Tahirit, në sallën e Kuvendit. Prej 2 javësh opozita ka bojkotuar edhe nismën e saj të hershme për transparencën e zgjedhjeve, duke mos marrë pjesë në asnjë prej seancave të dy javëve të fundit. Në këto kushte, pakica ‘po’ dhe ‘jo’ parlamentare ende ndodhet në një krizë të rëndë identiteti përfshirë këtu edhe krizën e lidershipit, që prej muajsh të tërë po e çon këtë krah politik në një proces të rrezikshëm kaosi transformues, pa rrugëzgjidhje. Edi Rama, në vazhdën e kursit politik anti integrues ka ndërthurur tashmë veprimet e përligjshme dhe ato jashtë konsistimit ligjor, në një fushatë të egër kundër qeverisë aktuale dhe mazhorancës që drejton vendin. është fakt i prekshëm tashmë se në arenën e paqartë te veprimeve, lakuriqi i socialistëve, ka rezultuar një dështim i plotë dhe njëherazi po vihet në pikëpyetje të thellë vlefshmëria e 64 mandateve parlamentare të opozitës dhe njëherazi përgjegjshmëria e tyre ndaj elektoratit votues. Edi Rama u solidarizua me gjuhën prej “pisi”, të Taulant Ballës dhe Saimir Tahirit, me mbajtjen e deputetëve të opozitës prej dy javësh jashtë dyerve të parlamentit, për të nëpërkëmbë me këtë rast edhe “objektivin” e opozitës, për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kjo, për arsyen e vetme se opozita nuk kërkon kurrfarë transparence, por vetëm kuadrimin e kursit të destabilizimit të vendit dhe përligjjen e veprimeve të turpshme të opozitës shto këtu edhe kërcënimet ndaj institucioneve të vendit. Mirëpo, mos dalja nga ferexhetë e Gramoz Ruçit dhe Endri Fugës, përbën për opozitën një tjetër hendek të shkëputjes me realitetin politik, social dhe ekonomik në vend. Në një kohë kur Shqipëria përshëndetet nga kancelaritë mirënjohura perëndimore, Edvini dhe Gramozi nën dirigjimin e Fugës, veshin ferexhetë për të mbuluar turpin dhe lakuriqësinë...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›