“Spekulim politik ndaj hetimeve për lejet e ndërtimit të Edi Ramës”

Astrit Patozi për braktisjen e parlamentit nga opozita
TIRANE - Braktisja e parlamentit nga ana e opozitës është quajtur si spekulim politik ndaj hetimeve për lejet e ndërtimit për kryetarin e opozitës Edi Rama. Kështu ka deklaruar kryetari i grupit kuvendor të Partisë Demokratike Astrit Patozi gjatë takimeve në komunat Novoselë, Babicë e Madhe, Komunë Qendër dhe Llakatund.
Sipas Patozit socialistët tregojnë përralla, për sa i përket kartave të identitetit pasi nuk pranojnë që procesi zgjedhor po shkon normalisht. Patozi ka theksuar se Rama këtë praktike mafioze që po ndjek me lejet e ndërtimit në Tiranë dëshiron ta kthejë në program qeverisës për të gjithë Shqipërinë.
Në fund, kryetari i grupit kuvendor i PD nuk ka lënë pa përmendur anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plota në NATO dhe reformat e suksesshme të ndërmarra nga qeveria.