E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama ngre sistemin e korrupsionit në bashkinë”

Denoncon Ministri Sokol Olldashi

TIRANE - Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi ka akuzuar sërish kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për ngritjen e një sistemi korrupsioni në Bashkinë e Tiranës. Këtë deklaratë ministri Olldashi e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me banorët e Komunës Dajt.
Duke kërkuar votën e banorëve të kësaj zone për një mandat të dytë, Olldashi theksoi faktin se qeveria e djathtë i mbajti premtimet e bëra në zgjedhjet e vitit 2005.
Po kështu, ministri Olldashi foli edhe për taksat, duke thënë se ato kanë njohur uljen më të madhe dhe se në tre vjet e gjysmë është arritur të bëhet dhe një buxhet i dytë nga paratë që janë marrë nga lufta kundër korrupsionit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›