Tellalli Shalsi, nën frikën e zbulimit të aferave abuzimeve të bashkisë

Përpjekje e dështuar për të mbrojtur në mënyrë false eprorin e tij
TIRANE - Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, ka reaguar dje në plogështi të plotë, lidhur me atë që pritet të shqyrtojë komisioni hetimor i ngritur nga Partia Demokratike, për dhënien e lejeve të ndërtimit nga bashkia e Tiranës.
Më herët, vetë kreu i PS-së, Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp, duke hedhur akuza të njëpasnjëshme në drejtim të qeverisë, se nuk po menaxhon krizën financiare, në një kohë kur ekzekutivi disponon të gjitha fondet, për rritjen e pagave dhe pensioneve, vetëm pas afërsisht 10 ditësh.
Ndonëse hodhi një lumë akuzash dhe teksa vazhdon t’u bjerë kambanave të alarmit se vendi i tij është në krizë, Rama nuk dha asnjë përgjigje për akuzat që rëndojnë mbi të, si korrupsioni i hapur lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit në Tiranë, planet e tij, për rritjen e taksave ndaj qytetarëve, apo rritja e taksave ndaj biznesit të vogël.
Ndërkohë që stafetën e reagimit ndaj ngritjes së komisionit hetimor e mori në dorë tellalli Eduart Shalsi, i cili akuzat e ngritura i cilësoi si politike, pavarësisht se ka të dhëna dhe për fatin e tij të keq vërtetojnë të kundërtën, se këto akuza janë të bazuara dhe duhet të shqyrtohen imtësisht në çdo detaj, pasi korrupsioni dhe ryshfeti kanë gjetur strehës të re te bashkia e Edi Ramës dhe tellallit Shalsi.