Fokus/Idiotesia e Boris Johnsonit per spastrimet ne Kosove
Shpesh mund ti degjosh percjellesit e ngjarjeve ne Ballkan duke thene se nuk duan asgje me shume sesa te shohin se si ish-shtetet qe luftuan dhe njerezit e ketij rajoni te trazuar te kthehen ne rutinen e tyre duke bere buje vetem me ndonje fitore. Mirepo e verteta eshte se asgje nuk u jep atyre me shume kenaqesi sesa te shohin Ballkanin ne ballinen e ndonje gazete te madhe perendimore. Javen e kaluar ndodhi nje perjashtim i rralle. Secili vetem me pak njohuri per Kosoven ka mundur ta konsideronte te bezdisshem emrin e ketij shteti ne ballinen e revistes londineze Times Boris e ve koalicionin ne rrezik me komentin per Kosoven.
Rrefimi ka te beje me reformat ne fushen e beneficeve te strehimit ne Britani te cilat sipas gazetes mund te rezultojne me zhvendosjen e 82.000 familjeve te varfra ne Londer. Javen e kaluar Boris Johnson prefekti i Londres tha Ne nuk do te pranojme ndonje spastrim social te stilit te Kosoves... Derisa te jem une pergjegjes nuk do ti shihni mijera familje te debuara nga vendi ku kane zene rrenje.
Ne nje karikature te gazetes Guardian shihet David Cameron kryeministri britanik dhe kryetari i Partise Konservative ku eshte anetar edhe Johnson ne uniforme me nje kapele tradicionale ushtarake serbe e cila te kujton fotografite e publikuara shpesh te Ratko Mladiqit ish-udheheqesit ushtarak serbo-boshnjak i cili akuzohet per gjenocid.
Gazeta Times shkruan se komenti i Johnsonit i cili e ka turperuar kryeministrin sugjeron se prefekti ne fund te fundit po ka deshire ta marre postin e Cameronit. Eumlshte interesante se ketu mund te terhiqet nje paralele me Kosoven ku Isa Mustafa kryetari i Prishtines po synon ta rrezoje Fatmir Sejdiun ish-presidentin. Edhe nje krahasim Prishtina kryeqyteti i Kosoves tani ka taksi te zinj londineze neper rruget e veta.
Komenti i Johnsonit eshte idiotik deri ne skaj. Secili mund te pohoje se para lufterave ne Ballkan fenomeni i familjeve te medha shqiptare qe ne Kosove blinin tokat dhe shtepite e serbeve te cilet pastaj vendoseshin ne Serbi ishte nje forme e spastrimit social mirepo eshte evidente se ketu nuk ka qene poenta e deklarates se Johnsonit.
Ja nje leksion i thjeshte historik. Me 1999 serbet spastruan qindra mija shqiptare nga Kosova te cilet u kthyen pas fushates ushtarake te NATO-s ne Serbi. Serbet e Kosoves pastaj iken apo e spastruan veten etnikisht. Per familjet e varfra britanike ndonese largimi prej shtepive te mira ne Kensingon drejt lagjeve te varfra mund te jete irrituese apo madje edhe traumatike kjo gje veshtire se mund te krahasohet me spastrimin etnik vrasjet dhe varrezat masive.
Rastesisht komenti i Johnsonit ka koinciduar me publikimin e nje raporti te ri te Human Rights Watch per romet e Kosoves. Ne kete raport OJQ-ja u ben apel shteteve perendimore qe te mos i deportojne romet e Kosoves ne vendlindjen e tyre ku ata perballen me diskriminim dhe privim te rende qe llogaritet shkelje e te drejtave te njeriut. Ne raport shkruan Ata qe jane kthyer perballen me probleme per sigurimin e leternjoftimeve apo kthimin e pronave te tyre. Ata po ashtu kane veshtiresi te sigurojne strehim trajtim mjekesor punesim dhe sherbime te mireqenies sociale. Shumica perfundojne ne vende ku ndahen nga familjaret. Deportimet jane posacerisht te veshtira per femijet shume pak prej te cileve e vazhdojne shkollimin per shkak te mosnjohjes se gjuhes dallimeve ne planprograme mesimore dhe per shkak te varferise.
Raporti po ashtu thekson Rreth 50.000 rome shumica serbfoles dhe dy minoritete shqipfolese ndash ashkalinjte dhe egjiptianet qe pohojne se origjina e tyre eshte ne Egjiptin e lashte ndash jane deportuar ne Kosove qe nga viti 1999. Kjo shifer pritet qe te rritet pasi qe te pakten 12.000 veta perballen me deportim vetem ne Gjermani. Mungesa e ndihmave prej donatoreve nderkombetare dhe Qeverise se Kosoves per te deportuarit ben qe barra per tiu ndihmuar tu bjere komuniteteve te romeve ashkalinjve dhe egjiptianeve ne Kosove shumica prej te cileve jetojne ne varferi akute. Romet ashkalinjte dhe egjiptianet e Kosoves jane pakica me e varfer dhe me e margjinalizuar ne aspektin ekonomik politik si dhe ate social. Gjate viteve te kaluara shumica prej tyre jane zhvendosur per shkak te luftes konfliktit etnik varferise ekstreme dhe jostabilitetit politik. Numri i tyre ka rene prej me shume se 200.000 para luftes me 1999 ne 38.000 sot. Romet shpesh kane qene cak i sulmeve te dhunshme te nxitura nga disa shqiptare te Kosoves ndash grupi me i madh etnik ne Kosove ndash si bashkepunetore te popullates pakice serbe.
Do te ishte interesante te merrej vesh po qe se ndonje rom i Kosoves eshte ne rrezik nga spastrimi social ne Londer para deportimit ne shtetin prej te cilit ishte spastruar etnikisht.
Marre nga e perditshmja e Prishtines Koha Ditore