Stani: Të hetohet ligjshmëria e pronave të pushtetarëve
PDK-ja i kërkoi dje Kryeministrit Berisha që të përshpejtojë procesin ligjor të kompensimit të ish-pronarëve. Kjo, sipas sekretarit politik të kësaj partie, Lazer Stani, për të zgjidhur përfundimisht problemin e pronësisë në Shqipëri, si një detyrim ligjor dhe premtim elektoral të mazhorancës. Madje, demokristianët apelojnë se duhet të shkojnë para drejtësisë të gjithë abuzuesit e pronave në vend. PDK insiston që qeveria të hetojë me urgjencë ligjshmërinë e pronave të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, sidomos në zonat bregdetare. Z. Stani, përmes një deklarate për shtyp, bëri të ditur se PDK-ja vëren me shqetësim procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave apo legalizimit të ndërtimeve pa leje që nuk po ecën me ritmet e duhura. Z. Stani argumentoi se mungojnë reformat e rezultatet konkrete në çështjet më të rëndësishme ekonomike e sociale, kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ai i legalizimit. “Përveç 5-6 tapive që u dhanë në fushatën e fundit elektorale lokale, ende nuk është dhënë asnjë dokument legalizimi, ndërkohë që po merren vazhdimisht vendime abuzive anti-pronë”, - u shpreh sekretari politik, Lazer Stani. Në kushte të tilla, PDK-ja i bën thirrje Kryeministrit të zgjidhë urgjent këto çështje të mbetura pezull, duke vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e vërtetë të zaptimit të tokave në zonat turistike. “Nuk luftohet korrupsioni duke arrestuar punonjës të gjendjes civile apo nëpunës komunash në fshatrat e Shkodrës e të Kukësit. Abuzuesit e vërtetë nuk janë atje, por në bregdetin më të mirë të Velipojës, Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe të Kavajës”, - theksoi z. St