PS-LSI rinisin përplasjen në distancë
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rinisur ditën e djeshme përplasjen në distancë ndaj tyre, duke hedhur akuza të ndërsjellta. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, organizoi një konferencë për shtyp, ku akuzoi hapur PS-në se po bën një bashkëpunim të degjeneruar. Menjëherë pas kësaj deklarate, zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli, u shpreh se LSI ka mbetur prapa në politikën e vjetër të 17 viteve kompromis për interesa personale. “Ne nuk i druhemi asnjë lloj bashkëpunimi ndërmjet Berishës dhe lidershipit të Partisë Socialiste, pasi jemi të përgatitur dhe jemi të qartë për të gjitha mundësitë që mund të prodhojë një bashkëpunim i tillë, i degraduar dhe i degjeneruar deri tani, që degjeneroi Kushtetutën e shqiptarëve dhe sakrificat e tyre për të pasur një Kushtetutë demokratike dhe evropiane dhe që synon të degjenerojë edhe votën e shqiptarëve përmes kulisave që kanë zhvilluar lidershipet e tyre dhe përfaqësuesit e tyre deri tani. Ne kemi vetëm shqetësimin e votës së shqiptarëve dhe kemi shqetësimin që asnjë votë e opozitës të mos shkojë dëm”, - akuzoi Ilir Meta. “Ilir Meta quan të degjeneruar një bashkëpunim parlamentar që kërkohej tash e 17 vjet për reformat e integrimit në NATO e BE, kurse ne degjenerim quajmë politikën e batakut të shpifjeve e të fyerjeve dhe të pazareve mes atyre që kanë 17 vjet që ndahen si armiq e patohen si miq për kokë thjesht dhe vetëm për interesa personale”, - iu përgjigj Mimi Kodheli Metës. Sipas kreut të LSI-së, bashkëpunimi mes PD dhe PS-së ka qenë për interesa të ngushta politike, në mënyrë që të eliminojnë faktorët e tjerë politikë në vend. Nga ana tjetër, Kodheli u shpreh se bashkëpunimi me mazhorancën ka pasur si qëllim realizimin e reformave parlamentare të domosdoshme, si kusht nga Bashkimi Evropian. “Në qoftë se ka një bashkëpunim të degjeneruar në politikën shqiptare janë pazaret e ulëta mes udhëheqësish që shahen për interesa krejt personale e pastaj lëpijnë atë që kanë pështyrë për hir të pushtetit personal”, - tha Kodheli. Në konferencën e dhënë për shtyp, Meta komentoi edhe bilancin 7-mujor të qeverisë. “Për herë të parë, në këto 18 vjet një qeveri paraqet një bilanc 7-mujor dhe kjo tregon qartë se kemi të bëjmë me rezultatet e dështuara të një qeverie vërtet shtatanike, e cila jo vetëm që tregohet e pacipë, duke transformuar të vërtetat në gënjeshtra përpara opinionit publik, por që merr edhe guximin t’u shtojë problemet shqiptarëve në këto ditë të nxehta vere, apo t’u prishë edhe pushimet të gjithë atyre që duan të rikuperohen sadopak nga streset e prodhuara nga kjo qeverisje përgjatë këtij viti. Ndaj, qeveria “Berisha” futet në vitin e fundit të qeverisjes së saj me bilancin më të dështuar të qeverive të tranzicionit, e kapur thellë nga korrupsioni dhe tashmë si një instrument i bindur dhe i verbër i interesave korruptive”, - u shpreh Meta në konferencën për shtyp.
PS: Është rritur kostoja e jetesës
Partia Socialiste, nëpërmjet Ilir Beqajt, është shprehur se në vend është rritur kostoja e jetesës për familjet e thjeshta shqiptare. Sipas Beqajt, mbi 200 mijë familje pensionistësh po e përballojnë me vështirësi jetesën. “Familjet shqiptare vijojnë të përballen me rënien e fuqisë blerëse. Edhe rritja më e fundit e pensioneve apo e pagave nuk ka arritur të përmirësojë gjendjen e buxheteve familjare. Për mbi 200 mijë familje të pensionistëve që jetojnë të vetëm në qytet, rritja më e fundit nuk ofron më shumë se 1.700 lekë në muaj apo 55 lekë në ditë. Kjo shumë të hollash nuk mjafton për të përballuar shtrenjtimin mujor, me të paktën 600 lekë, të faturës së energjisë elektrike të një çifti pensionistësh, shtrenjtimin mujor, me të paktën 550 lekë, të 600 gramëve në ditë bukë që ka nevojë për të jetuar një çift pensionistësh dhe shtrenjtimin mujor, me të paktën 400 lekë, të konsumit të vajit dhe yndyrave që ka nevojë për të jetuar një çift pensionistësh. Janë shtrenjtuar krahasuar me një vit më parë edhe të tjerë zëra të nevojave mujore për të jetuar, por vetëm çfarë renditëm më lart mjaftojnë për t’u dëshmuar shqiptarëve që pensionistët jetojnë këtë vit më keq se ç’jetonin vjet”, - tha Beqaj.
Transportet, “deputeti 1 euro” gënjeu për rrugën Lushnjë-Fier
Ministria e Transporteve ka përgënjeshtruar deputetin Erion Braçe për sa u përket akuzave të tij se në segmentin Lushnjë-Fier funksionon vetëm një korsi. “Ky deputet që është me pushime edhe kur Parlamenti është i hapur, deklaroi se në rrugën Lushnje–Fier nuk janë dy korsi, por vetëm një. Është lehtësisht i verifikueshëm nga secili prej jush fakti që dy korsi të rrugës janë hapur në të gjithë gjatësinë e saj, ndërkohë që po vazhdon në mënyrë intensive asfaltimi i dy korsive të tjera. I njëjti deputet socialist deklaroi se rruga Gjirokastër–Tepelenë nuk ka përfunduar ende. E ftojmë zotërinë që plazhin ta vazhdojë deri në Sarandë dhe rrugës të konstatojë se segmenti Gjirokastër– Tepelenë është tërësisht i përfunduar. Me këtë rast le të shkojë edhe deri në Kardhiq. “Deputeti 1 euro” gënjeu edhe për rrugën Levan–Vlorë. Në bilancin e tij 7-mujor Kryeministri Berisha deklaroi se është hapur traseja në pothuajse të gjithë trasenë e saj dhe jo se rruga ka mbaruar. Gjithsesi, po ta shohësh Shqipërinë nga zyrat e opozitës, kështu ndodh. Por për fat të mirë rrugët janë aty dhe gjithçka është në dritën e diellit. Deputeti i paemër i Partisë Socialiste është i lirë të vjellë. Është i lirë edhe të ripërtypë herë pas here të vjellat e tij, pavarësisht se ky është një ves jo fort njerëzor”, - thuhej në reagimin e Ministrisë së Transporteve.