E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama nudo përsëri

Nga Bledi Mane

Aperitiv

Ishte tetor i vitit 1995. Gjatë kohës kur studioja anglisht, media dhe komunikim pranë College of North West në Londër, kontribuoja vullnetarisht edhe me publikime modeste në gazetën e atëhershme të komunitetit të vogël shqiptar Albania, e cila botohej nga një grup intelektualësh të rinj, kryesisht kosovarë. Si zyrë redaksie përdornim ambientet e përfaqësisë së Kosovës pranë stacionit të famshëm Victoria në SW. Gjatë kësaj kohe kur shkruaja njoha edhe një pjesë të komunitetit të hershëm shqiptar dhe miqve të rinj e të vjetër  vendas që po i shtoheshin vendit tim. Kam mbresa të pashlyera e të veçanta nga personalitete si Miranda Vickers e James Pettifer, Selma Vrionasi bashkëshortja e ndjerë e Tajar Zavalanit, miku i ngushtë i George Soros-it Bill Mcalister, gazetari i BBC Tim Cook e shumë të tjerë. Në një nga ato ditët e bukura të vjeshtës së regjur londineze më duhej të takohesha për një intervistë me fotografen simpatike shqiptaro-angleze Lala Meridith Vula, e cila më priti në banesën e saj diku në veri lindje të Londrës. Kur bashkohen dy shqiptarë biseda nuk ka të mbaruar, por të kuvendoje me zonjën Vula humbisje i tëri pasi fytyra e saj engjëllore dhe shqipja elegante që përdorte të hutonin krejt dhe mbeteshe pa fjalë. Meredith më tregonte rreth jetës së saj,babait shqiptar dhe nënës angleze, Sarajevës vendlindjes së saj liberale të viteve 70 dhe zhvendosjen drejt Anglisë, dashurisë për fotografinë, divorcit të prindërve, kryeneçësisë shqiptare të trashëguar, fermës që posedonte nëna e saj në Zimbabwe, represionit serb në Kosovë.

Por të mos u zgjatur shumë, po u rrëfej diçka që ende e mbaj mend edhe sot, një nga historitë që fotografja më tregonte për takimin e parë që kish patur me Edi Ramën. Ky i fundit kishte ardhur  gjatë 1995-ës nga Parisi në Londër për një vizitë të shkurtër dhe një mik i përbashkët i tyre e kishte çuar për vizitë piktorin tiranas në shtëpinë e fotografes londineze. Pasi kishin ngrënë darkë, Edi Rama ishte çuar nga tavolina dhe qe sheshuar alla shqiptarçe rehatshëm në kolltuk. E zonja e shtëpisë, artistja Meridith i kishte kujtuar mysafirit të saj se tashmë ishte në Londër dhe si për traditë duhet të lante enët e tij pas ngrënies. Edi Rama ishte ngritur vërtik nga kolltuku dhe pasi kishte kërkuar ndjesë ia behu te lavamani dhe pa përtuar lau të gjitha pjatat.

Mallkimi i Tiranës

Kur Arta Dade ia dorëzoi portofolin e ministres së kulturës Edi Ramës gjatë 1998 gjithkush në këtë vend mbajti frymën. Opozita demokratike dhe shtypi i saj filluan si k(g)oret e tetarit antik grek këngët e mortit dhe përbaltjes.

Në Tiranën ku pinim, hanim, dhisnim, palloheshim, flinim, jetonim, vrisnim, vidhnim, debatonim, lypnim, punonim buzë Lanës na prishi rehatinë e përditshme ky djali i madh i Kristaq dhe Aneta Ramës.  Ky gjatoshi që nuk la hale dhe kioskë pa shkatërruar, nuk la pallat pa i hequr ngjyrën gri të vakisë, nuk la lagje pa rregulluar në këtë kryeqytetin tonë, nuk la pemë pa mbjellë, ja pra ky bohemi i Parisit që edhe thonjtë ia preu Fatos Nano na xhindosi të madh e të vogël me ngjyrat plot jetë. Na u shpif 11 vjet rresht se ia ktheu Tiranën hartës së metropoleve botërore, se la pas liste Sarajevën, Podgoricën, Janinën dhe Shkupin, Bratislavën dhe Prishtinën, se zilepsi Beogradin dhe inferioi Ljubljanën, se bëri Selanikun të flasë me vete dhe Barin të xhelozohet për komshiun përballë. Ky shqiptari Edvin Rama për të cilin mediat më me influencë botërore kanë harxhuar kohë, para, njerëz, kanë transmetuar e publikuar artikuj e kronika më shumë se Enver Hoxha, Sali Berisha, Hashim Thaçi e Ibrahim Rrugova së bashku, ky pra stërnipi i bllokmenit Spiro Koleka na degjeneroi rininë shqiptare dhe e nxiti të studionte, krijonte, fantazonte , mësonte më shumë duke i garantuar vende pune në administratën lokale me rroga të majme. Ky ish komunist që nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PPSH-së sa u bë kryebashkiak nuk la taksë dhe tatim pa mbledhur duke i bërë rrush e kumbulla me asfaltime dhe stola, me sipërfaqe të gjelbërta dhe bursa ekselence,me neone dhe pastrime rrugësh dhe paturpësisht kërkonte që me 10 vota më shumë ti uzurponte fitoren orfanit hollandez të Xhelal Bashës të adoptuar nga Berishajt.

Revoltë në vapë

Unë që po të shkruaj sot, nuk jam Blendi Gonxhe pavarësisht se udhëtoj shpesh me autobuzët e Tiranës së Re. Nuk jam as Landi që nuk (këndon por) çirret i grupit West Side Family, nuk jam as gazetari Arbër Zaimi që më kanë yshtur të të sulmoj në gazetën Shekulli këto dy ditë, nuk jam as nipi i fidel Yllit a Dash Pezës me prindër të stërngopur me ndërtime në Tiranë. Unë nuk kam lidhje me Ilir Babaramon e News 24 që e dredh bishtin si kurvat e Pescarës sa herë që blihen nga tutorë të rinj, nuk jam dhjaks si ish-mjaftistët e rrugës së Elbasanit që fshihen si lepurusha sa herë hidhen fishekzjarre te oborri i PD-së, nuk jam eminenti yt gri që të këshillon si tu bësh ballë vrasjeve të Saliut sikur ato të jenë lojëra me miell mes studentësh në Kardif të Wellsit. Sa për prezantim unë jam ish student i bashkëshortes tënde të nderuar Linda Basha Rama, jam dikush që kam pasion të shkruaj atë që ndjej e mendoj dhe të mos e vras trurin çfarë reagimesh, kërcënimesh, talljesh, miklimesh apo ironish do të ketë pas kësaj.  Unë nuk morra para për fushatën e lokaleve të 8 majit por vullnetarisht me paratë e pakta të mia shkova dhe kontribuova 2 javë në fitoren e opozitës në Përmet. Pavarësisht se zyrtarisht jam anëtar i PD-së, shkova në qytetin tim dhe mundëm politikisht një nga monstrat xhuxhe të LSI-së, bëra me bashkëqytetarët e mi që eurot e krimit të mos kishin vlerë para votës së lirë.

Sot po të shkruaj i irrituar dhe shkurajuar sepse më ke zhgënjyer. Unë nuk po rreshtohem me armiqtë e tu të rinj por nuk mund të hesht për pasivitetin që të zaptoi këto 2 muaj.

Imagjino vetëm një moment, vetëm një moment sikur ti të ishe kryeministër dhe Gërdeci ti shpërthente qeverisjes tënde. Sikur Garda jote ti vriste larg qoftë 4 militantë PD-së, sikur të vidhnin ministrat e tu paratë e rrugëve, të vidhnin detin,të varfëronin popullatën,të shtrenjtohej jetesa në këtë fare derexheje, të bërtiste dhe mallkonte Malkbule Çeço si Jozefina ime e dashur në krye të parlamentit,të vidheshin vota dhe mandate kryebashkiakësh si ai i Tiranës,të tallje trapin me Presidentin e Republikës,të lavirëzoje Ina Ramën, po sikur të tridhje median dhe ushtarët e tu biznesmenë të dhunonin gazetarët? Mendo vetëm pak, ëndërro sikur përballë teje të kishe në opozitë Sali Berishën e ti  të qeverisje kështu, këtij vendi do i vihej flaka. Këtu do të shkatërrohej dhe molotovohej çdo institucion publik, nuk do ngelej depo armësh pa u hapur, tritoli nuk do i vendosej gazetares vlonjate Zenepe Luka, por gjyqtares vlonjate Sashenka Jonuzi, bizneset e Koço Kokëdhimës do të shkrumboheshin dhe mbi tanket e Gardës do të valëvitej flamuri dardan,ndërsa diskotekat e Bllokut në respekt të fitores do të luanin vetëm muzikën e këngëve të Gëzim Nikës dhe motrave kosovare Mustafa.

Si mor Ed djali stepesh nga vjedhja e lirisë,kërcënimet e ambasadorëve,premtimeve sikur më 2013 do të ketë rotacion politik me një ujk dinak si Berisha. Si mor burrë i dheut i le përfaqësuesit e opozitës në KQZ kur filloi rinumërimi i votave të bodrumit,si mor zotëri konsumove kot juristët brilantë të opozitës Genc Gjonçaj, Eridian Salianji, Bledar Skënderi, si e ribëre ankimimin në Kolegjin Zgjedhor kur  e pe se çfarë monstra gjyqtarësh kishe përballë, pse i bëre deputetët barrikadë para KQZ-së por së bashku me ta edhe sot e kësaj dite të ishe ngujuar brenda bashkisë së Tiranës si minatorët e Bulqizës?

Ti heshte dhe reagoje si frikacak kur kryeministri të zhvarrosi dhe rivarrosi babain tënd të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›