Edi Rama, parakalim televiziv me Braçen e Ballën, të njohur si trafikantë droge e femrash

Reagon Partia Demokratike, ndaj deklaratave të përfaqësuesve të PS-së, të inkriminuar në trafiqe, duke e cilësuar Edi Ramën si të pashpresë, të cilin nuk mund ta shpëtojnë as trafikantët e drogës e as trafikantët e femrave
Partia Demokratike e ka konsideruar të mërkurën, 28 qershorin si fundin politik të Edi Ramës dhe klanit të tij të trafikut. Zëdhënësja e selisë së PD-së, u shpreh dje gjatë një konference për shtyp se janë shqiptarët që më 28 qershor do t’i japin verdiktin përfundimtar politik Edi Ramës, i cili ka vjedhur duke marrë për vete 19 leje ndërtimi nga 28 leje gjithsej në mbledhjen e fundit të KRT-së, pasi standarde korrupsioni më të larta se këto fakte nuk ka. “Ditët e fundit Rama i shfaqur dhe një herë lakuriq, tashmë jo në plazhet publike, por në bashkinë e Tiranës dhe para mbarë Shqiptarëve me 19 lejet e ndërtimit të marra për vete dhe Eftimin e tij, ka ndërmarrë një seri shpifjesh dhe trillimesh, të cilat i vjell çdo ditë me korrierin e drogës së Dondollakut dhe me një trafikant vajzash të reja pra me Braçen dhe Ballën e tij”, tha zëdhënësja e PD-së.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike i parashtroi Edi Ramës të njëjtat pyetje edhe njëherë, për të cilat moralisht ai duhet të japë përgjigje. “Cili Kryetar Bashkie në botë i ka lejuar vetes të marrë me nëpunësit e tij 19 leje ndërtimi nga 28 gjithsej në mbledhjen e fundit të KRT-së së Tiranës? A ka standard më të lartë korrupsioni se ky? Cila është shuma që ka paguar Delijorgji për pushimet e tua në Kretë, Barcelonë dhe në vende të tjera gjatë këtyre viteve? Cila është përqindja që ke në SHPK-në e përbashkët me Delijorgjin? Cila është përmbajtja e 200 telefonatave të tua të regjistruara më Delijorgjin? Rama të vërtetat që fshihen prapa këtyre pyetjeve janë disa herë më të rënda sesa shfaqja si Ministër nudo në plazhet publike. Edi Rama je i pashpresë. Nuk të shpëtojnë dot as trafikantët e drogës e as trafikantët e femrave. Janë shqiptarët ata që në 28 qershor do të të japin ty verdiktin që meriton. 28 Qershori është fundi yt politik”, u shpreh zëdhënësja e PD-së.
...