E Diel, 1 Nëntor 2026

Klani “Eftimi” dhe familja Shamku-Shkreli, në themel të aferave korruptive të Edvinit me lejet e ndërtimit

Me përfundimin e hetimit mbi lejet e ndërtimit të Kryebashkiakut të Tiranës, dosja me shkeljet do të dërgohet në Prokurori. Sipas zbardhjes së dosjeve, Edi Rama, për çdo mbledhje KRRT-je, mbi 8 leje ndërtimi për Alban Eftimin dhe mbi 5 të tilla për Artan Shkrelin

Komisioni parlamentar për hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës do të çojë në Prokurori dosjet me faktet e mbledhura për abuzimet e kryera nga KRT-ja e Kryeqytetit. Këtë e konfirmoi dje deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë mbledhjes së rradhës që Komisioni Hetimor Parlamentar zhvilloi. 

“Nuk ka nevoje hiçc prokuroria për të kuptuar që Edi Rama është i zhytur në korrupsion, është një fakt që e dinë të gjithë qytetaret e Tiranës. Ne do të japim një pjesë të fakteve dhe do të shohim se si do të veprojë prokuroria me këto”, tha Paloka. 

Deputeti demokrat ndër të tjera akuzoi kryesocialistin Edi Rama se po ushtron nje presion të fortë mbi mediat të cilat i komandon në tentativë për të shmangur vëmendjen nga skandalet me lejet e ndërtimit. 

“Edi Rama ndikon te mediat duke sajuar bllofe kundër maxhorancës, me qëllim mbulimin e skandaleve të veta”, tha Paloka. 

Ndërsa kryetari i komisionit hetimor parlamentar, Ferdinant Xhaferri, tha se 43 leje ndertimi i ka marrë “Atelier 4” e Alban Eftimit dhe 16 leje ndertimi i ka marrë Artan Shkreli, bashkëshorti i kryetares së komisionit për Arsimin në PS dhe njëherazi anetare e Kryesisë, Ledi Shamku. “Alban Eftimi merr më shumë se 8 leje për mbledhje, Artan Shkreli më shumë se 5 leje për mbledhje. Prandaj Parlamenti u detyrua te mbledhe këtë komision hetimor. Ka pasur një cikël që gjatë gjithë vitit 2008 merrnin kryesisht 1/3 e lejeve të ndërtimit, Edi Rama-Alban Eftimi. Por në dy mbledhjet e fundit, në 22 mars, dhe kryesisht në 17 prill, këta kaluan cdo përmasë dhe filluan të monopolizojnë 70 për qind të lejeve të ndërtimit”, tha Xhaferri. 

Për të gjitha këto shkelje të konstatuara, mësohet se, Komisioni Hetimor parlamentar i drejtuar nga Ferdinad Xhaferri, ka gati raportin që do t’ia paraqesë Kuvendit për votim. 

Ai do të përbëhet nga 3 pjesë ku do të shpjegohet kushtetueshmëria e hetimit parlamentar, provat për shkeljet e kryebashkiakut të Tiranës dhe ligjet e shkelura prej tij. 

Opozita ka deklaruar që në fillim kundërshtinë e saj për këtë hetim parlamentrar me pretendimin se është koha e papërshtatshme për shkak të afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Disa forca politike opozitare, deri disa javë më parë tejet kritike ndaj procedurës së dhënies së lejeve të ndërtimit nga ana e bashkisë së Tiranës si dhe projektbuxhetit për vitin 2009, për pragmatizëm politik kanë lënë mënjanë akuzat 

e tyre duke iu bashkuar kështu avokatisë kolektive të abuzimeve flagrante me 

detyrën të kryebashkiakut Edi Rama. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›