E Diel, 1 Nëntor 2026

Në dy vjet AKKP ka zgjidhur tri herë më shumë probleme pronësie, nga ç’zgjidhi qeverisja e PS-së në 8 vjet

“Vullneti politik i qeverisë, impakt pozitiv në zgjidhjen e problemit të pronave”

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave vetëm për gjatë periudhës 2007 – 2009, ka dhënë vendime për zgjidhje problemesh pronësie, rreth tre herë më shumë, nga ç’ka ky institucion, ka dhënë përgjatë periudhës 9-vjeçare, 1997-2006. 

Ritmi i lartë i zgjidhjes ë problemeve të pronësisë, për gjatë periudhës 2007-2009, ia kalon edhe periudhës midis viteve 1993-1996, periudhë e qeverisjes së parë të PD-ës.

Sipas Helga Vukajt, zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKPP), mësohet se përgjatë periudhës më pak se 2-vjeçare 2007-2009, nga kjo agjenci, mesatarisht ka marrë vendime për zgjidhje problemesh pronësie, për 3648 raste.

Një mesatare për periudhën 9-vjeçare midis viteve 1997-2006, pasqyron një nivel shumë më të ulët vendimmarrje, kur kjo mesatare nuk e kalon nivelin e 1470.3 raste.

Ritmit gjatë periudhës më pak se 2-vjeçare (2007-2009) të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, mund t’i përfarohet paksa vetëm periudha 4-vjeçare (1993-1996) e qeverisjes së parë të mazhorancës aktuale, të drejtuar edhe atëherë, prej PD-ës, përgjatë së cilës ky institucion ka trajtuar dhe ka marrë vendim për zgjidhjen mesatare për 3597.4 raste.

Duke analizuar këto shifra, Helga Vukajt, zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e lidhe këtë sukses me vullnetin politik të qeverisë dhe impaktin që ka dhënë sipas saj, ky vullnet.

“Shihet qartë që funksionimi i autoritetit shtetëror për zgjidhjen e drejtë të çështjeve të pronësisë, njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave, se çfarë impakti ka dhënë në varësi të vullnetit politik të qeverisjes dhe legjislativit”, shprehet Vukaj, duke ju referuar grafiqeve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Suksesi i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për periudhën e 2-vjeçarit të fundit (2007-2009), merr edhe më shumë vlerë, po të kihet parasysh se, gjatë këtij intervali kohor, në rreth vetëm 2 vjet, ligji ka qenë edhe më shtrëngues dhe më i prerë për zgjidhjen absolute të së drejtës së pronësisë dhe për të zgjidhur çështjen përfundimisht.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›