Me korrupsionin e lejeve të ndërtimit dhe ortakërinë me Delijorgjin, 28 qershori do regjistrojë fundin politik të Edvinit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka reaguar sot ndaj manipulimeve që opozita dhe mediat e saj kanë hedhur në qarkullim, duke kërkuar që Edvin Rama të bëjë transparencën e ortakërisë së tij me Mihal Delijorgjin, por edhe të përgjigjet për korrupsionin e rëndësishëm që ai ka kryer me Alban Eftimin, Arben Biçokun dhe kartelin partner të industrisë së ndërtimit.
Ja edhe deklarata e plotë e zëdhënëses Erla Mëhilli
Ditët e fundit Z.Rama i shfaqur dhe një herë lakuriq, tashmë jo në plazhet publike por në Bashkinë e Tiranës dhe para mbarë Shqiptarëve me 19 lejet e ndërtimit të marra për vete dhe Eftimin e tij, ka ndërmarrë një seri shpifjesh dhe trillimesh, të cilat i vjell cdo ditë me korrierin e drogës së Dondollakut dhe me një trafikant vajzash të reja pra me Bracen dhe Ballën e tij. Unë sot qëndroj këtu, për t’i shtruar Edi Ramës të njëjtat pyetje edhe njëherë: 1) Cili Kryetar Bashkie në botë i ka lejuar vetes të marrë me nënpunësit e tij 19 leje ndërtimi nga 28 gjithsej në mbledhjen e fundit të KRT-së së Tiranës? 2) A ka standard më të lartë korrupsioni se ky? 3) Cila është shuma që ka paguar Delijorgji për pushimet e tua në Kretë, Barcelonë dhe në vende të tjera gjatë këtyre viteve? 4) Cila është përqindja që ke në SHPK-në e përbashkët me Delijorgjin? 5) Cila është përmbajtja e 200 telefonatave të tua të rregjistruara më Delijorgjin? Z.Rama, të vërtetat që fshihen prapa këtyre pyetjeve janë disa herë më të rënda sesa shfaqja si Ministër nudo në plazhet publike. Z.Rama je i pashpresë. Nuk të shpëtojnë dot as trafikantët e drogës e as trafikantët e femrave. Janë shqiptarët ata që në 28 qershor do të të japin ty verdiktin që meriton. 28 Qershori është fundi yt politik.
...