E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama për vizitë në Kosovë

Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama ka nisur sot një vizitë treditore në Kosovë, gjatë së cilës do të takohet me drejtues të institucioneve të Kosovës.

Gjatë ditës, kreu socialist do të takohet me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa në mbrëmje do të prezantojë librin “Kurban” përpara dashamirësve dhe qytetarëve të Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik në Prishtinë.

Të hënën, Rama do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›