E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjitha zgjedhjet me 2013

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka kërkuar që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen në vitin 2013.

“Duka pasur parasysh krizën financiare globale, e cila mund të reflektojë edhe në vendin tonë si dhe proceset tjera nëpër të cilat po kalon Kosova, tregon se duhet të jemi sa më kursimtarë ne të gjitha aspektet duke përfshirë organizimin e zgjedhjeve. Pra për shkak të këtyre rrethanave rruga më e mirë e mundshme për Kosovën është organizimi i përbashkët i zgjedhjeve”, ka deklaruar Grabovci për “Epoka e Re”, transmeton Indeksonline.

Duke iu referuar marrëveshjes politike për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2012, Grabovci ka thënë se kur është në pyetje interesi i qytetarëve të Kosovës marrëveshje dhe mund të ndryshohet.

“Dëshiroj të them se marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve mund të ndryshohet me pajtimin e Thaçit, Mustafës e Pacollit, sepse ata janë garantuesit e saj”, ka thënë me tej Grabovci.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›