E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama përjashton Nanon nga kandidimi, nuk kandidojnë Fino, Mejdani, Bufi

Lista e Ramës mbushet me punonjësit e bashkisë, rrezikon Majko me Doklen
Dita e hënë ka qenë ditë tensioni për kandidatët për deputetë në Partinë Socialiste. Kryesocialisti Rama gjatë gjithë ditës së djeshme ka zhvilluar konsultime me delegatët e qarqeve të Partisë Socialiste. Ditën e djeshme ka zgjatur deri në orët e vona diskutimi për kandidaturat përkatëse të Qarqeve, ku propozimet e bazës janë konsultuar midis të deleguarve dhe kryesocialistit.  Ben Blushi, delegati i qarkut të Korçës, Erion Braçe, delegat i qarkut Berat, Arta Dade delegate e qarkut të Gjirokastrës, Blend Klosi, delegat i qarkut të Durrësit, Lindita Nikolli, delegate e qarkut të Lezhës, Namiik Dokle, delegat i Qarkut të Shkodrës, Gramoz Ruçi delegat i qarkut të Fierit, Valentina Leskaj delegate e qarkut të Elbasanit, Pandeli Majko, delegat i Qarkut të Kukësit dhe Arben Malaj dhe Shpëtim Idrizi të Qarkut të Vlorës kanë debatuar ditën e djeshme rreth kandidaturave për deputetë dhe pozicioneve në listat që do të paraqiten ditën e sotme në Komisionnin Qendror të Zgjedhjeve. Dita e djeshme ka qenë ditë e tensionuar për një pjesë të mirë të kandidatëve për deputetë, të cilët do të jenë në ankth deri në momentin që kjo listë do të depozitohet në KQZ, nga ndonjë ndryshim i mundshëm që mund të bëhet nga kryesocialisti Rama. Sipas burimeve brenda PS, nuk do të kandidojnë për deputet Kryetari i PS, Edi Rama. gjithashtu mësohet se në listën për deputetë nuk do të jenë ish kreu i PS, Fatos Nano, ish kryeministri Bashkim Fino, ish kryeministri Ylli Bufi, ish kryetari i Parlamentit Namik Dokle, dyshohet për përfshirje në këto lista edhe emri i ish kryeministrit Pandeli Majko, si dhe nuk është përfshirë në lista emri i ish presidentit Mejdani. Përsa i përket kandidaturës së Majkos, Edi Rama ka qenë shumë i prerë në vendimin e tij që zoti Majko të kandidojë në qytetin e Kukësit, vendim të cilin ky i fundit e e ka kontestuar. Kryesocialisti Rama ka marrë përsipër drejtimin e fushatës së Tiranës, duke hequr nga drejtimi i saj Shpëtim Idrizin për ta kandiduar në qytetin e Vlorës në mungesë të Arben Isarajt, i cili ka probleme me shëndetin. Partia Socialiste shkon në këto zgjedhje pa lidershipin e saj tradicional, si dhe ka fatkeqësinë tjetër, që lideri socialist, Edi Rama nuk kandidon për deputet duke krijuar panik në gjirin e socialistëve. Frika e Edin Ramës për të kandiduar krijon idenë e panikut në gjirin e socialistëve, për arsyen e thjeshtë se në percepsionin e përkrahësve të majtë induktohet ideja se kryesocialisti Rama mban postin e kryebashkiakut për të mos të ngelur pa pushtet në rast humbje. Ndërkohë shtyrja e afatit të listave nga ana e KQZ u shoqërua edhe nga loja e nervave midis PS dhe PD ku liderët përkatës janë munduar të ruajnë sekretin e emrave duke kërkuar të paraqesin sa më vonë listat me emrat e kandidatëve.  Sipas burimeve në PS, Edi Rama ka sjellë një listë me deputetë që vijnë nga Bashkia e Tiranës, apo edhe nga rrethi i ngushtë i miqve të kryesocialistit Rama. Ja kush janë një pjesë e emrave të rinj që mund të jenë në listën e sotme të kandidatëve të propozuar nga kryesocialisti Rama.
QARKU TIRANE
Ledi Shamku , Eduard Shalesi, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati,  Saemira Pino,Dashamir Peza, Besnik Bare
QARKU FIER
Gramoz Ruçi, Ermelinda Meksi, Endri Puka, Dritan Agolli
QARKU ELBASAN
 Damian Gjiknuri, Shega Ligori,
QARKU DURRES
 Rudina Seseri, Artan Lame, Milva Ekonomi, Gazmir Bizhga?
QARKU VLORE
Luiza Xhuvani, Auron Tare
QARKU BERAT
Fidel Ylli, Erion Veliaj
QARKU KORCE, Olta Xhaçka,  Alfred Dalipi, Arben Ahmetaj
QARKU DIBER
Elisa Spiropali, Ylli Manjani
QARKU LEZHE
Lindita Nikolli, Albert Cakoni
QARKU KUKES
Asllan Dogjani
QARKU GJIROKASTER
Edlira Shapllo
QARKU SHKODER
Tom Doshi, Ilir Beqja, Mimoza Hafizi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›