E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takim me Bavaria Film Corp

Presidenti Bamir Topi është takuar me kryetarin e Bavaria Film Corp dhe ekipin që e shoqëronte. Presidenti Topi pasi i falënderoi dhe inkurajoji për për iniciativën e ndërmarrë, ka nënvizuar mbështetjen për programet e bashkëpunimit në fushën e hapësirave të reja kinematografike, sidomos për brezin e ri. Duke folur për rolin e mediave në përgjithësi, Topi nënvizoi nevojën që ka çdo vend për një media të pavarur si dhe rolin edukativ e sensibilizues që duhet të luajë në shoqëri. Dr. Eshe e njohu presidentin Topi me punën e Bavaria Film Corp dhe vizionin mbi Shqipërinë në të ardhmen duke i paraqitur Kryetarit të Shtetit idetë e tyre për të investuar në Shqipëri, duke krijuar vende dhe studio xhirimi. Bavaria Film Corp është një kompani gjysmëprivate e prodhimit të filmave në Gjermani dhe një nga më të mëdhatë në Evropë e krijuar që në 1 janar të vitit 1919, me një traditë të gjatë të prodhimit të filmave televizivë dhe serial.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›