E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE thirrje për depolitizim të administratës publike

Këshilli i Parë i Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri, ka përkundur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Bruksel. Në deklaratën e përbashkët, Bashkimi Evropian njeh se Shqipëria ka bërë njëfarë progresi, por nënvizon se duhet forcuar shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar e trafiqeve. Bashkimi Evropian bën thirrje për depolitizim të administratës publike dhe garantimin e një gjyqësori të pavarur. Në lidhje me zgjedhjet, Këshilli përsërit rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet, duke përfshirë pajisjen me karta identiteti për qytetarët pa pasaporta. Në lidhje me liberalizimin e vizave, deklarata e përbashkët thekson se Shqipëria ka bërë progres, por duhen më shumë përpjekje për të përmbushur kriteret e udhërrëfyesit. Në lidhje me këtë çështje, Komisioni Evropian u shpërndau vendeve anëtare gjatë pasdites një raport paraprak mbi ecurinë e vendeve të rajonit për kriteret e udhërrëfyesit për heqjen e regjimit të vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›