E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria, partnere e besueshme në luftën antitrafik”

08-10-2011 / Gazeta 55

Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi


Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, vlerësoi dje se Shqipëria ka shënuar arritje domethënëse në luftimin e trafiqeve dhe krimeve të organizuara. “Ky mjet i është dorëzuar sot Policisë Shqiptare dhe autoriteteve doganore – pasi përgjegjësia për kontrollin efektiv të kufirit është e ndarë midis agjencive të ndryshme. Shqipëria do të jetë në gjendje të gëzoj plotësisht detyrat e saj duke treguar se është një partnere e besueshme në përpjekjet ndërkombëtare kundër trafikimit të paligjshëm dhe kontrabandës. Në kuadër të liberalizimit të vizave shumë punë e frytshme është bërë. Sfida tani është për të ruajtur standardet e arritura, përgjatë të gjithë kufijve të gjelbër dhe blu, dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ne kemi ndihmuar përmes fondeve tona dhe këshillave tona, dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë kështu. Megjithatë, është përcaktimi dhe vendosmëria e autoriteteve shqiptare që do të bëjë këto arritje të qëndrueshme. Ju arritët liberalizmin e vizave, por keni para sfidat e kufirit blu. Në po përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë me fondet tona në luftën e trafiqeve, si dhe të bëjmë të mundur më të mirën për vendin tuaj. Shqipëria duhet të vazhdojë vetë punën e saj, por gjithmonë me mbështetjen tonë”, u shpreh Sequi. Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian tha se ky investim është një premtim i mbajtur nga BE, pas asaj të pikës doganore të Tushemisht. “Ngjarja e sotme është një premtim i mbajtur. Në Korrik, ne të gjithë vizituam Pogradecin dhe Tushemishtin për të përuruar një nga 17 stacionet e reja të policisë kufitare dhe një nga 10 pikat e reja të kalimit kufitar. Në atë rast ne premtuam se ndihma do të vazhdonte dhe se së shpejti BE-ja do të jepte anije patrullimi moderne dhe të shpejtësisë së lartë për policinë kufitare dhe doganore. Ne e kemi mbajtur fjalën e dhënë në atë angazhim. Këtu ndodhen 7 anije patrullimi moderne me shpejtësi të lartë për policinë shqiptare. Ekziston dhe një tjetër për policinë doganore”, u shpreh ai. Sipas tij, secila nga anijet që ne shohim përpara nesh sot ka një kosto prej 421 000 Euro. Në total kjo është më shumë se 3 milionë Euro – më shumë se 3 milionë Euro nga xhepat e taksapaguesve të BE-së që në një kohë vështirësie financiare dhe ekonomike nuk po shkojnë në një spital të një shteti anëtar të BE-së, apo në një shkollë të re, ose në programet e punësimit. “Në këtë kohë vështirësish, BE-ja vazhdon të respektojë angazhimet e saj me Shqipërinë dhe i ka dhënë Policisë dhe Doganave Shqiptare mjetet e nevojshme për kontrollin e kufirit shqiptar detar. Këto anije me të vërtetë janë një mjet. Anijet e shpejtësisë së lartë që qarkullonin vite më parë nëpër bregdetin shqiptar ishin mjete në duart e trafikut të paligjshëm dhe kriminalitetin. Sot, ne jemi duke e vënë këtë mjet në duart e duhura, në duart e autoriteteve që kanë përgjegjësinë për të zbatuar sundimin e ligjit, tha ai, duke theksuar se, në terma konkretë, kjo do të thotë se Policia e Shtetit Shqiptarë, Roja Bregdetare, autoritet doganore, etj. kanë përgjegjësinë për të garantuar që trafiqet e paligjshme dhe kontrabandat nuk janë më të pranueshme në Shqipëri, në tokën e tyre apo përgjatë brigjeve të saj”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›