E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama po shpif e trillon kundër shqiptarëve, njëlloj si Dick Marty”

29-12-2010 / Gazeta 55

Akuza e deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi ditën e djeshme kreun e opozitës Edi Ramën se po akuzon njësoj dhe pa bazë si Dick Marty. Alibeaj, deputet i PD-së në këtë deklaratë për shtyp deklaroi se partia Demokratike i konsideron shpifjet dhe trillimet e pazakonta të Edi Ramës të ngjashme me ato të reporterit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty.
Më tej Alibeaj tha se për asnjë moment kryetari i socialistëve Rama  s’ka kërkuar hetimin e zgjedhjeve, pasi ai e di shumë mirë që më 28 qershor mori ndëshkimin e merituar, humbjen e zgjedhjeve. Edi Rama ka një vit e gjysmë që refuzon hetimin.
“Rama është politikani më i dështuar në Shqipëri. Ai nuk e do hetimin sepse e di që është humbësi më i madh i zgjedhjeve. Ai nuk e do hetimin sepse nuk ka asnjë provë për manipulim të rezultatit, siç shkruhet e zeza mbi të bardhë në raportin e OSBE/ODIHR. Ky zotëri, njësoj si Dick Marty shpif dhe trillon pa prova”, u shpreh në këtë deklaratë për shtyp deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›