E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Pas dështimit në parlament, PS përpiqet të shpikë një hapje kutish, njëlloj si formulat e Plakut të Vitit të Ri

29-12-2010 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar dje pas rrëzimit të kërkesës së PS-së, për komisionin hetimor nga mazhoranca. Në bashkëbisedimin me gazetarët kreu i opozitës theksoi se kryeministri Sali Berisha i dha fund vitit parlamentar duke thelluar edhe më tej krizën politike.
“Dje Saliu sërish foli pafund, shpifi për opozitën dhe i dha fund këtij viti parlamentar duke rrëzuar kërkesën e opozitës në mënyrën më të dëmshme duke thelluar krizën”, theksoi Edi Rama.
Kreu i PS-së, tha se në kuvend humbi Shqipëria dhe shqiptarët.
“Në kuvend u fye opozita e u dhunua Kuvendi. Në parlament u mor peng debati, u thye opozita”, ka shtuar Rama.
Ai nënvizoi se Shqipëria po behët më e varfër. Ai tha se këtë vit pensionistët mbeten pa shpërblim për festa, po ashtu solli në vëmendje se Shqiptarëve iu janë rritur faturat dhe se janë më të varfër se një vit më parë.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar edhe për rrëzimin në Kuvend të kërkesës së PS-së për komisionin hetimor. Sipas tij falë vulës së mbrëmshme shqiptarët e kanë vërtetuar se kryeministri Berisha i ka vjedhur zgjedhjet e 28 qershorit. Gjithashtu Rama e cilësoi situatën që po kalon vendi si mjaft dramatike ku vendi ndodhet në udhëkryq të rrezikshëm.
“Situata është mjaft dramatike dhe në udhëkryq të rrezikshëm ku shoqëria rrezikon të mpihet sepse aferat dhe skandalet e korrupsionit janë bërë të dukshme sa asgjë nuk çudit më askënd”, theksoi Rama.
Ai tha se natën e kaluar Berisha vendosi vjedhjen e votës dhe se e zakonshmja e ministrave është të vjedhin. Ai theksoi se “opozita nuk heq dorë nga transparenca”. “Opozita do të nxjerrë të vërtetën nga kutitë. Beteja jonë do të jetë edhe më bindëse. Shqipëria s’ka nevojë për një parmat të tillë. Berisha kujton se ka varrosur të vërtetën. Ne do ta çojmë deri në fund betejën”, tha Rama.
Kreu i PS-së konfirmoi pjesëmarrjen e kësaj force në zgjedhjet lokale, duke hedhur poshtë zërat për braktisje të zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›