Në prag të rrënimit, Rama spastron delegacionin evropian – largon Meksin e Malajn për skllevërit Shalësi e Tahiri

Pa kurrfarë vendimmarrjeje politike, kreu i PS ka shkarkuar nga Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE, socialistët e linjës tradicionale Ermelinda Meksi e Arben Malaj, për t’i zëvendësuar me veglat politike Eduard Shalësi dhe Saimir Tahiri. Regjistrohet kështu faza finale e privatizimit të Partisë Socialiste
Fryma drejtuese e Partisë Socialiste po degradon në skaje të mëtejshme absurditeti, teksa po neutralizohet nga partia, mendimi racional dhe kontribuues për t’u zëvendësuar me atë të servilizmit dhe pikëpamjes së 99-shave të Sorosit. Nuk është fjala për Andis Harasanin apo Kastriot Islamin, pasi dukshëm këta dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kanë shprehur hapur pikëpamjen e tyre demokratike, për të sabotuar me çdo kusht nekropolitikën e Edi Ramës, por për Ermelinda Meksin dhe Arben Malajn. Këta njihen nga i gjithë opinioni publik shqiptar, por jo vetëm, si përfaqësuesit më konstruktivë të së majtës politike shqiptare për shkak të karrierës së tyre të pasur politike, por edhe produktivitetit që duam apo s’duam, bën diferencën në radhët e socialistëve. Malaj dhe Meksi nuk do jenë më pjesë e grupit Ndërparlamentar Shqipëri-BE, pasi janë zëvendësuar përkatësisht nga Eduard Shalësi dhe Sajmir Tahiri. Kësisoj, Malaj dhe Meksi, nuk janë më ajo pjesa e qenësishme e të majtës politike që bën opozitën, pasi dukshëm “dora” drejtuese ka “lëvizur” duke i shmangur ata nga politik-bërja, kuptueshëm edhe nga influenca e tyre politike. Ajo që vlen të theksohet si dhe përbën alarmanten në këtë mes lidhet me mungesën e të bërit politikë nga ana e opozitës. Partia Socialiste ka humbur sensin e politikës dhe kjo fatkeqësi ka vite që e torturon dhe vetëm e torturon. Mungesa e konstruktivitetit politik si dhe devalvimi i njëpasnjëshëm, duke çuar në mosmarrëveshje të thella mes përfaqësuesve, teksa disa deputetë tashmë janë shpallur ‘non grata’ nga linja konjukturiale e Edi Ramës, ka çuar në eliminimin nga partia edhe të themeluesve të saj, apo të atyre që vërtetë kanë bërë politikë për të edhe atëherë kur Edi Ramën e zinte perëndimi dhe lindja e diellit poshtë urave të Parisit. Por tashmë, fenomeni i urës së Parisit është ulur këmbë kryq në kryesinë e Partisë Socialiste dhe po e fryen atë me fodullëkun e 99-shave të Veliajt dhe Sorosit. Erjon Veliaj, Olta Xhaçka, Ermonela Felaj, Sajmir Tahiri, Eduard Shalwsi dhe Englantina Gjermeni për momentin mbeten besnikët e partisë së “re”, teksa shkallët e karrierës së tyre janë në lulëzime e sipër falë raporteve bi-konsensuale me të “madhin” e Partisë. Seleksionimi dhe diferencimi i figurave përkatëse në Partinë Socialiste po kalon përmes një procesi të gjallë ‘shoshimi’, teksa shpalljes revizionist, apo propagandues kundër idealit të Partisë s’po i shpëtojnë dot themeluesit apo bashkëthemeluesit e Partisë Socialiste. Ndonëse PS do të njihej për historinë e saj politike nga viti 1997 kur erdhi në pushtet falë atyre ngjarjeve të dhimbshme që historia i njeh fare mirë dhe që direkt bën përgjegjëse të majtën politike me celulat e saj destruktive të trashëguara nga nomenklatura komuniste, e deri në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005-ë ku edhe do të shenjohej’ maturia politike e lidershipit të saj duke pranuar humbjen si dhe largimin e tij nga skena politike, pjesa e më pasme e Partisë Socialiste është skëterrë e zezë. Edi Rama në 6 vitet e drejtimit të PS-së ka shpallur si pikësynim linear të drejtimit politik, agjitacion-propagandën e Enverit dhe Ramizit në mbledhjet e Pleniumit të Kuvendit Popullor. Andis Harasani dhe Kastriot Islami kanë pas tyre edhe dy personalitete të tjera që janë shpallur nga Partia si revizionistë të Partisë.
...