E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama qeras kongresmenët me "byrekun" Maqo Lakrori, e merr në përdorim si kandidat në garën për kreun e PS-së

Kandidati i emëruar, kundrejt premtimeve për përfitime nga bashkia e Tiranës TIRANE - Edi Rama ka marrë me qira, apo në përdorim, një kandidat për ta vënë përballë tij në garën për kryetar partie. Duke parashikuar tërheqjen e Arben Malaj dhe për të mos e lënë garën për kryetar partie të binte nën nivelin e seriozitetit, ku si shkaktar i humbjes, dhe nga pozitat e një kryetari të dorëhequr, të kandidonte me veten e tij për këtë post, Edi Rama zgjodhi Maqo Lakrorin, për ta vënë përballë vetes. Ndërsa deri dje, në Kongresin e Jashtëzakonshëm, askujt nuk i binte ndër mend për ekzistencën e Maqo Lakrorit, ky prodhoi lajmin më të madh të ditës, kur asgjë më tepër nuk pritej nga Kongresi i Jashtëzakonshëm, duke shpallur kandidaturën për kryetar të PS-së. Jo vetëm kaq, por ai edhe guxoi të paraqiste para delegatëve edhe platformën e tij për drejtimin e PS-së në katër vitet e ardhshme. Por ajo që u mësua pas shpalljes së kësaj kandidature, kishte të bënte me njeriu që “negocioi”, për marrjen me qira, apo në përdorim, të Maqo Lakrorit për kandidat për kryetar të PS-ës. Zëra pran stafit të Maqo Lakrorit, konfirmuan se ka qenë një nga pesë “fraksionistët” e LSI-së, që pas shërbimit të radhës disa ditë më parë, me daljen publike kundër aleancës qeverisë të Ilir Metës me Sali Berishën, ka bërë shërbimin e radhës, “duke i mbushur mendjen Maqo lakrorit”, të shënojë emrin në listën dyemërore të kandidatëve për kreun e PS-së. Të njëjta burime garantojnë se, sigurisht Maqo lakrori nuk e ka bërë “për hatër” ndaj “fraksionistit’ të LSI-së, këtë “investim” në “politikën e re”, por kundrejt disa shpërblimeve dhe favoreve që pritet në ditë t në vazhdim, pas zyrtarizimit të humbjes së sigurt në garën për kryetar të PS-së, t’ia ofrojë “si paketë”, kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›