Edvini shfaqet me fjalim fashist, shpall Ben Blushin si kreun e grupit armiqësor dhe emëron Maqo Lakrorin si kandidat-kukull
Me një shfaqje të koordinuar të stilit fashist me atë stalinist, është mbyllur kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste. Në përfundim, pothuajse është e sigurtë shpallja e grupit armiqësor, që drejtohet nga Ben Blushi, e që në brendësi të tij janë Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami, Bashkim Fino e mjaft deputetë të tjerë. Në përfundim është shfaqur edhe Namik Dokleja i Ramiz Alisë. Këtë herë ka qenë radha e Maqo Lakrorit, i cili po kërkon që të përçajë edhe më tej anti-edvinistët, duke tentuar që fitoren e kryetarit mandatprerë ta bëjë edhe më spikatëse.
Pasi Arben Malaj lexoi disa fraza opozitare, me një performancë që nuk shkëlqeu, Edi Rama e shpalli rikandidimin për kryetar të Partisë Socialiste, duke akuzuar se Berisha po bashkëpunon me Metën e Nanon për të punuar kundër Partisë Socialiste, por ai ka një mision, “i kanë ardhur zëra nga lart” se nuk duhet ta lëshojë drejtimin e partisë. Ai e nisi fjalimin e tij me frazën qesharake “PS e fitoi garën me Berishën e PD” dhe e mbylli me kërcënimin se s’ka për të lejuar dikënd t’i mohojë të drejtën për të mbajtur kreun e partisë. Fjalimi ka qenë i mbushur me shpifje e fraza të stilit fashist, të cilat edhe reflektonin situatën e vështirë, në të cilën ndodhet lidershipi i PS-së, ndërkohë që për kronikë duhet përmendur miratimi i rezolutës per mosnjohjen e zgjedhjeve, e cila e ka kthyer PS-në në situatën ksenofobe të para vitit 1990, si një standard i merituar për organizatën që me forcë po vijon ta drejtojë Edvini (merret vesh, edhe pas procesit qesharak të votimit sipas parimit “një anëtar - një votë”, që do të mbahet me 26 shtator).
...